Për herë të parë në Shqipëri organizohet Asambleja Kombëtare e të Rinjve të zonave Rurale më 11 tetor 2023 në ambientet e Universitet Bujqësor të Tiranës (UBT). Ky event zhvillohet në kuadër të projektit Rural Albanian Youth (Rural-You) si mbështetje e një platforme më të gjerë advocacie: Parlamenti i 3 Rural Shqiptar.
Parlamenti kombëtar rural organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zvillimin Rural (ANRD) në partneritet me UBT, përfaqëson përpjekjen më të qëndrueshme të advokacisë nga poshtë-lart, duke krijuar hapësirë për dialog dhe bashkëpunim, shkëmbim të këndvështrimeve rreth çështjeve të rëndësishme dhe aktuale të zhvillimit rural dhe bujqësor, si dhe për të ofruar rekomandime për gjallërimin e jetës dhe ekonomisë rurale.
Parlamenti i tretë vjen me një platformë të plotësuar, duke krijuar për herë të parë mundësi për të rinjtë nga zonat rurale, fermerët e rinj dhe sipërmarrësit të mblidhen në Asamblenë e tyre Rinore: “Me të rinjtë, për të rinjtë, nga vetë të rinjtë e Qendrës së Rinisë Rurale të ANRD-së”.
Programi i Asamblesë:
Datë: 11 tetor 2023 (e mërkurë)
14:30 – 17:45 ASAMBLEJA E PARË KOMBËTARE E TË RINJVE NË ZONAT RURALE
Asambleja e parë Kombëtare e të rinjve në zonat rurale shënon një ngjarje të rëndësishme që ka në qendër perspektivat e tashme dhe të ardhme të rinisë rurale. Asambleja hedh dritë mbi realitetet me të cilat përballen të rinjtë në zonat rurale, si sfidat ashtu edhe aspiratat që ndikojnë në jetën e tyre. Duke njohur rolin themelor të të rinjve në mbështetjen e komuniteteve rurale, bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, Asambleja vendos në qendër të vëmendjes një çështje urgjente: migrimin e të rinjve nga zonat rurale, i cili paraqet edhe riskun më të rë rëndësishëm për qëndrueshmërinë e sektorit dhe jetës komunitare në zonat rurale.
14:30 – 15:00 Hapja e sesionit
- Prezantimi i programit për të rinjtë
- Fjalët përshëndetëse
- Sesion energjizues për të rinjtë
15:00 – 15:30 Sesion plenar: E tashmja dhe e ardhmja e të rinjve në zonat rurale
Sesioni plenar synon të sjellë së bashku pjesëmarrës të rinj nga zona të ndryshme rurale nga e gjithë Shqipëria për t’u përfshirë në diskutime produktive rreth sfidave me të cilat përballen të rinjtë në këto zona dhe të eksplorojnë perspektivat e tyre në të ardhmen.
Folësi kryesor: Pespektiva të qëndrueshme në komunitete vendore për të rinjtë.
Prezantim: Projekti Të rinjtë e Shqipërisë Rurale dhe ndikimi në aktivizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në bujqësi dhe zhvillim rural.
Prezantim: Gjetjet e studimit rajonal mbi rolin e të rinjve në zonat rurale-Raporti për Shqipërinë.
15:30 – 16:00 Ndërveprime nga të rinjtë: Komente/pyetje dhe perspektiva
Një mundësi për pjesëmarrësit e rinj që të shkëmbejnë mendimet e tyre dhe të përfshihen në diskutim.
16:30 – 17:45 Dialogu i Rinisë Rurale: Sfida, prioritete dhe zgjidhje
(metodologjia World Caffe)
Eksplorimi i mundësive për përfshirjen e të rinjve në bujqësi dhe zhvillim rural duke zhvilluar diskutime mbi tema të ndryshme që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve në zonat rurale. Këto sesione do të zhvillohen në një ambient në stilin e kafenesë për të nxitur dialogun e hapur dhe shkëmbimin e ideve.
Për të marrë pjesë plotësoni Formën e Aplikimit duke kikuar këtu.