+355 (04) 2400241 [email protected]

Të rinjtë luajnë një rol thelbësor në qëndrueshmërinë e komuniteteve në zonat rurale, në sektorin e bujqësisë dhe sigurinë ushqimore. Pavarësisht rolit dhe kontributit të rëndësishëm të tyre, migrimi i të rinjve është një nga sfidat më të mëdha dhe risku kryesor i qëndrueshmërisë për të gjithë sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ky eksod i të rinjve nga zonat rurale lidhet ngushtësisht me sfidat dhe kufizimet e shumta me të cilat këta të rinj përballen në komunitetet e tyre.

Për të parën herë, rreth 100 të rinj nga komunitete të ndryshme rurale të Shqipërisë u mblodhën së bashku në Asamblenë e Parë Kombëtare të të Rinjve nga Zonat Rurale, në kuadër të Parlamentit të tretë Rural Shqiptar zhvilluar nga 11 deri më 13 tetor 2023. Asambleja hodhi dritë mbi realitetet  e ndryshme në të cilën gjenden të rinjtë në zonat rurale, me fokus të veçantë mbi sfidat dhe nevojat si dhe aspiratat dhe endërrat e tyre për të ardhmen.

Jemi të entuziasmuar të ndajmë me ju Deklaratën e Asamblesë së Parë të të Rinjve nga Zonat Rurale- produkti kryesor i asamblesë. Kjo deklaratë është një thirrje për të kthyer dëshirën e të rinjve për të qëndruar dhe investuar në zonat rurale. Ne, Qendra e Rinisë Rurale, sigurojmë se do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv dhe të kontribuojmë në proceset e zhvillimit rural dhe bujqësor me qëllim që këto të jenë të orientuara dhe të lidhura ngushtë me shqetësimet, interesat dhe prioritetet e të rinjve.

Ne ju ftojmë të lexoni Deklaratën dhe të reflektoni sesi mund t’a përdorni këtë Deklaratë dhe të jepni kontributin tuaj për mirëqenien e të rinjve në zonat rurale.

Klikoni këtu për deklaratën Deklarate-Asambleja-Final