+355 (04) 2400241 [email protected]

Aktivizmi rinor dhe advokacia nga poshtë-lart është thelbi i veprimtarisë së Qendrës së Rinisë Rurale (RYH). RYH mbështet të rinjtë në zonat rurale që të ushtrojnë zërin e tyre për të ndikuar politikëbërjen bujqësore dhe rurale, për t’i bërë këto procese të orientuara dhe të lidhura ngushtë me shqetësimet, interesat dhe prioritetet e të rinjve.

Për të patur një vizion të qartë të çështjeve kryesore në të cilat do të bazohet advokacia rinore, RYH ka përgatitur Strategjinë e Advokimit dhe Planin e Veprimit. Anëtarët e Qendrës së Rinisë Rurale u përfshinë në procesin e identifikimit të sfidave dhe prioriteteve kryesore të të rinjve në zonat rurale, të cilat tashmë janë të konsoliduara në Strategjinë e Advokimit dhe Planit e Veprimit, të cilin e gjeni këtu.