+355 (04) 2400241 [email protected]

Logo

Shoqata “Pro Përmet” është një bashkim vullnetar i personave fizikë, prodhues agroushqimorë dhe subjekte aktivë në sektorin turistik të pritjes dhe akomodimit, si dhe subjekte me aktivitet artizanal që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Bashkisë Përmet, Bashkisë Këlcyrë, dhe ne disa komuna te rrethit.

Shoqata “Pro Përmet” synon të përmbushë objektivat e mëposhtëm:

  • Promovimin territorial dhe zhvillimin turistik nëpërmjet promovimit të produkteve tipike agroushqimore dhe artizanale, zhvillimin e strukturave të pritjes dhe akomodimit si dhe në ruajtjen e ambientit.
  • Realizimin e aktiviteteve të përbashkëta ekonomike në fushën e prodhimit ushqimor dhe marketingun e produkteve bujqësore;
  • Të ofrojë njohuri dhe informacion për të gjithë subjektet e interesuar dhe të përfshirë, për të siguruar një integrim më të mirë, cilësi më të lartë dhe strategji më të mira marketingu;
  • Sigurimin e një menaxhimi të qëndrueshëm dhe racional të të gjithë territorit në zhvillimin e aktiviteteve dhe objektivave ekonomikë.

Më specifikisht, Shoqata “Pro Përmet” synon:

  • Bashkëpunimin me organizata të tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, projekte kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe programe që operojnë në vend për të arritur qëllime të përbashkëta për futjen e tknologjive të përparuara;
  • Nxitjen dhe organizimin e aktiviteteve që lidhen me prodhimin, tregtimin dhe marketingun e produkteve dhe shërbimeve të anëtarëve;
  • Të organizojë aktivitete dhe të ndërmarrë iniciativa që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë mbi rëndësinë e mbrojtjes së ambjentit;
  • Regjistrimi i “Pro Përmet” si një markë gjeografike origjine, e cila përfaqëson territorin dhe anëtarët e konsorciumit etj;
  • Të jetë faktor i krijimit të bashkimit dhe bashkëpunimit të realiteteve lokale;
  • Të jetë organizator dhe mbështetës i aktiviteteve si: kurse, evenimente, aktivitete kulturore, takime eno-gastronomike të cilat lidhen ngushtë me veprimtarinë e shoqatës në rrethin e Përmetit.