+355 (04) 2400241 [email protected]

Lira Hakani  është menaxhere e projektit rajonal “Akademia nga ferma në tryezë për Ballkanin Perëndimor të Gjelbër – E ardhmja jonë e përbashkët evropiane”pranë ANRD.
Lira është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, Shqipëri dhe ka doktoruar në Biologji Molekulare. Nga viti 2012 ajo është e angazhuar në sektorin e shoqërisë civile dhe ka koordinuar dhe menaxhuar projekte të shumta nga donatorë të ndryshëm. Pasioni i saj për mjedisin dhe qëndrueshmërinë ka ndikuar që ajo të fokusohet në tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin rural, energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit. Ajo ka kontribuar në shkrimin e publikimeve dhe raporteve të ndryshme, të cilat e kanë aftësuar atë në ngritjen e çështjeve shqetësuese për komunitetet në Shqipëri.
Fokusui i saj në zhvillimin e qëndrueshëm, e bën atë të ketë një pamje të gjerë të investimeve në vend kundrejt zhvillimit rural dhe mbrojtjes së mjedisit për të qenë në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor.