Alba Tema ka përfunduar studimet në Master Shkencor në “Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural” pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku pas diplomimit iu dha titulli “Studente e shkëlqyer”.
Pasioni i saj për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale e nxiti t’i bashkohej Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, ku punon si Oficere Projekti dhe Hulumtuese. Në ANRD, Alba është e përfshirë në projekte që lidhen me zbatimin e qasjes LEADER dhe aktualisht është anëtare e komitetit drejtues të Rrjetit Evropian të të Rinjve në LEADER. Ajo është gjithashtu e përfshirë në zbatimin e projekteve të financuara nga BE si “Akademia nga Ferma në Tryezë: E ardhmja jonë e përbashkët Evropiane”, “Toka Jonë: Ripërdorimi i tokave të konfiskuara për promovimin e bujqësisë sociale”, si dhe iniciativat të lidhura me aktivizmin rinor siç Qendra e Rinisë Rurale (RYH).
Rritja në një zonë malore ka ndikuar thellësisht në të kuptuarit e Albës për sfidat dhe potencialet e veçanta të komuniteteve rurale. Ajo mbetet e përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, që është dhe misioni i ANRD.