+355 (04) 2400241 [email protected]
Valmira Kallushi është Drejtoreshë e Financës dhe Administratës në Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe është diplomuar në Master në Ekonomi, në Universitetin e Tiranës.

E kualifikuar dhe me eksperiencë shumëvjeçare, përpara postit të Drejtoreshës së Financës dhe Administratës në ANRD, ajo ka punuar për më shumë se 20 vite në sektorin e Shoqërisë Civile kryesisht në departamentin e Financës, në organizata si Qendra EDEN, Milieukontakt International, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe RYCO. Ajo zotëron njohuri, aftësi dhe përvojë të thellë në Menaxhimin Financiar, Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Administratën, të cilat i ka fituar gjatë punës për organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përvoja e saj e punës përfshin gjithashtu menaxhimin e projekteve të ndryshme në OSHC që punojnë për promovimin e të drejtave të njeriut dhe kjo përvojë pune e ka ndihmuar atë të fitojë njohuri të gjera dhe të kuptojë funksionalitetet, programet dhe operacionet në të dyja departamentet.

Për më tepër, përvoja e saj e punës përfshin angazhime konsulence dhe trajnimi në Menaxhimin Financiar dhe Qëndrueshmërinë Financiare.

Gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve më të mira, znj. Kallushi është e etur për të mësuar dhe e gatshme të mendojë “jashtë kutisë” dhe të ofrojë perspektiva të reja. Si një anëtare kryesore e Ekipit të ANRD, ajo është përgjegjëse për menaxhimin e financave, administrimin e organizatës dhe për të siguruar që burimet e saj të përdoren në mënyrë efektive për të arritur misionin e saj.