+355 (04) 2400241 [email protected]

 

 

 

 

Dorcas Albania operon në Shqipëri që nga viti 1991.

Fondacioni Dorcas operon në 18 vende të botës dhe e ka qendrën në Hollandë. Dorcas filloi me punën e tij të bamirësisë në Shqipëri në fund të vitit 1991 dhe në vitin 1992 Dorcas Albania u regjistrua si degë e Dorcas Hollandë dhe u kujdes për zbatimin dhe monitorimin e projekteve në Shqipëri. Dorcas punon në Rajonin e Korcës, atë të Elbasanit dhe në Tropojë. Objektivat kryesorë të Dorcas Albania janë zbutja e varfërisë nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm, sigurimi i ndihmave të emergjencës në zona ku ndodhin katastrofa natyrore ose fatkeqësi të shkaktuara nga dora e njeriut, si pjesë ose kombinim i programeve të rehabilitimit dhe bashkërendimit dhe ofrimi i ndihmës sociale njerëzve  më të varfër.

Misioni– “Ne investojmë në komunitete elastike gjithëpërfshirëse. Kur ndodh një fatkeqësi ose një krizë, ne ofrojmë ndihmë humanitare dhe mbështesim komunitetet për të rindërtuar veten. Në të njëjtën kohë, ne investojmë në zgjidhje strukturore për varfërinë dhe përjashtimin social. Në punën tonë ne jemi të përgjegjshëm, të dhembshur, të vendosur dhe të udhëhequr në nivel lokal.”

Dorcas Albania ka teorinë e vet të ndryshimit e cila ka në thelb ndërhyrjen në tre nivele:  individual, komunitar dhe shoqëror dhe ka si qëllim kryesor çlirimin e potencialit tek njerëzit dhe mbështetjen e duhur në mënyrë që ky potencial të lulëzojë dhe komunitetet të mund të zhvillohen më tej. Dorcas Albania është e angazhuar në zbatimin e projekteve, por një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit e ushtron përmes organizatave partnere, të cilat aktualisht janë gjashtë.  Historikisht projektet kanë qenë të orientuar në sektorë të ndryshëm si projekte sociale, në fushën e bujqësisë, shëndetësisë, punësimit dhe formimit profesional, si dhe ndërhyrje në raste emergjencash e katastrofash natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut.

Adresa: Rr. “TELI SAMSURI”, Nd. 18, 7001 Korçë, Albania
Email: [email protected]
Web: https://dorcas.org/about/