Kohëzgjatja maj – tetor 2022
Projekti i propozuar synon të mbështesë fshatin Radomirë për të rritur konkurrencën e tij territoriale drejt promovimit të rritjes së qëndrueshme ekonomike. Objektivi i projektit është ofrimi i mundësive të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale përmes zhvillimit të ekoturizmit në fshatin Radomirë si një mundësi për komunitetin e zonës. Projekti do të fokusohet gjithashtu në zhvillimin dhe promovimin e produkteve të reja turistike në fshatin turistik me përfshirje të drejtpërdrejtë të komuniteteve lokale.
Projekti do të kërkojë të të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në fshatin Radomirë dhe lokalitetet përreth për të inkurajuar komunitetet lokale të eksplorojnë mënyra të reja për t’u bërë ose për të mbetur konkurrues, duke respektuar veçoritë lokale të zonës, duke përfshirë plotësisht banorët e komuniteteve lokale dhe duke ndërtuar komunitete lokale më të forta për të tejkaluar mundësitë e kufizuara të punësimit në zonë. Asetet lokale, burimet, njerëzit dhe potencialet territoriale që ushqejnë ofertën turistike të zonës së Dibrës dhe njëkohësisht krijojnë vlerë të shtuar për ofertën dhe gjenerojnë burime shtesë të ardhurash për popullsinë vendase mbeten cështjet kryesore të ndërhyrjes.
Projekti do të përpiqet të rrisë aksesin në atraksionet kryesore natyrore në zonë nëpërmjet infrastrukturës së vogël miqësore me mjedisin, dhe informacionit dhe promovimit të atraksioneve dhe produkteve tipike lokale. Për më tepër, rritja e kapaciteteve lokale dhe përmirësimi i standardeve të cilësisë së shërbimeve turistike do të nxisin zhvillimin e turizmit dhe rritjen e aksesit në aktivitete ekonomike lokale.