Kohëzgjatja Shtator 2022 -Shkurt 2024
Projekti “Fuqizimi i grave në zonat rurale dhe turizmi” synon të kontribuojë në përmirësimin e situatës ekonomike të vajzave dhe grave në zonat rurale në bashkitë Elbasan dhe Kolonjë.
Objektivat e projektit:
- Ofrimi i mbështetjes për bashkitë për të prioritizuar dhe mbështetur bizneset e grave ne zonat rurale, turizmin rural dhe zhvillimin e zinxhirit të vlerës përmes promovimit të një mjedisi mundësues për të forcuar fuqizimin ekonomik te grave, aksesin e tyre dhe kontrollin mbi asetet prodhuese.
- Rritja e kapaciteteve për gratë dhe grupet e grave të angazhuara nga projekti në sipërmarrje, fillimin e një biznesi, regjistrimin e biznesit, aksesin në financa, marketingun, menaxhimin dhe tema të tjera të ngjashme.
- Promovimi i mesazheve mediatike rreth kontributit të grave rurale në jetën ekonomike dhe sociale në Shqipëri dhe promovimin e grave që drejtojnë biznese.
Projekti do të zbatohet për një periudhë 16 mujore dhe qasja që do të ndiqet në mbështetje të fuqizimit ekonomik dhe social të grave rurale do të jetë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi duke mundësuar formalizimin e Grupeve Lokale të Veprimit bazuar në praktikat më të mira evropiane në zbatimin e qasjes Leader. Zbatimi i suksesshëm i LEADER, Zhvillimi Lokal i udhëhequr nga Komuniteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm rural varet nga krijimi mes palëve të interesuara rurale të njëfarë kuptimi të zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe të parimeve që qëndrojnë në themel të qasjes LEADER.
Zhvillimi vendor i udhëhequr nga komuniteti, bazuar në qasjen Leader, është një nga instrumentet më të rëndësishëm të fuqizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve rurale. Falë përvojës në zbatimin e qasjes Leader dhe mbështetjes nga UN Women Albania, që prej muajit shtator 2022, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural ka ofruar asistencë teknike përgjatë gjithë procesit të institucionalizimit të dy Grupeve Vendore të Veprimit, GVV “Egnatia” në Bashkinë Elbasan dhe GVV “Kolonja e Gjelbër” në Bashkinë Kolonjë. Gjithashtu, përmes një procesi pjesëmarrës, gjithëpërfshirës dhe me orientim nga poshtë lart, ANRD ka asistuar procesin e hartimit dhe finalizimit të një dokumenti të rëndësishëm strategjik që synon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor të zonës “Leader” për secilën GVV – Strategjia e Zhvillimit Vendor. E gjithë kjo mbështetje dhe ky rrugëtim vjen në kuadër të projektit “Fuqizimi i Grave në Zonat Rurale dhe Turizmi” që Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural po zbaton në rolin e nënkontraktorit, së bashku me UN Women Albania të financuar nga Qeveria Italiane dhe në partneritet me Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
***Përmes ndërhyrjes “Fuqizimi i Grave Rurale dhe Turizmi”, ANRD ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e grave rurale, të forcojë rolin dhe kontributin e tyre në zhvillimin rural, si dhe të punojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të grave rurale në bashkitë Elbasan dhe Kolonjë.
Në këtë kuadër, që nga muaji shtator 2022, 30 gra rurale nga Njësia Administrative Shirgjan (Bashkia Elbasan) të përfshira në zinxhirin e vlerës së prodhimit të frutave dhe perimeve të freskëta dhe nga Njësia Administrative Leskovik (Bashkia Kolonjë) të përfshira në zinxhirin e vlerës së prodhimit të produkteve të përpunuara lokale, kanë rritur aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe menaxheriale.
Pesë module trajnimi të fokusuara në pesë tema relevante “Sipërmarrja” “Marketingu”, “Standardizimi i produkteve të freskëta dhe të përpunuara”, “Cikli i prodhimit-riprodhimit dhe fletorja e fermës bujqësore” dhe “Parimet bazëtë Kontabilitetit” janë zhvilluar me dy grupet e grave, si nevojë për ngritjen e kapaciteteve të identifikuara nga takimet e organizuara me gratë lokale të përfshira në sektorin agroushqimor.
Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural në rolin e nënkontraktorit, po zbaton projektin “Fuqizimi i Grave në Zonat Rurale dhe Turizmi” së bashku me UN Women Albania të financuar nga Qeveria Italiane dhe në partneritet me Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Projekti “Fuqizimi i grave në zonat rurale dhe turizmi” zbatohet nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural në kuadër të projektit Barazi Gjinore Rurale dhe Turizëm (GREAT), i financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UN Women Albania and FAO, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.