THIRRJE PËR PJESËMARRJE
“TRAJNIM I KATËRT KOMBËTAR MBI BUJQËSINË E QËNDRUESHME DHE ZHVILLIMIN RURAL”
3-4 TETOR 2024
Vlorë, Shqipëri
Në kuadër të projektit rajonal “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të gjelbër – e Ardhmja Jonë e Përbashkët Evropiane” mbështetur nga Bashkimi Evropian, ka nisur cikli i Trajnimit të Trajnerëve për “Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Zhvillimin Rural” si pjesë e Akademisë nga Ferma në Tryezë. Këto trajnime rajonale tre ditore bazohen në zhvillimin e 4 moduleve: Agroekologjia, Hortikultura, Bujqësia Organike dhe Ekonomia Qarkulluese.
Pas secilit prej trajnimeve rajonale të Trajnerëve për organizatat e shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (BP), do të zhvillohen trajnime dy ditore në nivel kombëtar në secilin prej gjatë vendeve të BP, ku trajner janë pjesëmarrësit e trajnimit të Trajnerëve që kanë fituar aftësitë për dhënien e një trajnimi kombëtar.
Trajnimi i katërt kombëtar dy ditor për Shqipërinë, mbi “Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Zhvillimin Rural” do të zhvillohet në Vlorë në datat, 3-4 tetor 2024.
Qëllimi kryesor i trajnimit është të zhvillojë kapacitetet e OSHC-ve në Shqipëri, në sistemet e qëndrueshme ushqimore dhe jetesën rurale, në mënyrë që të transferohen synimet e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së dhe Strategjisë nga Ferma në Tryezë në zonat rurale.
Duke marrë pjesë në trajnimin kombëtar, pritet që secili pjesëmarrës të ketë njohuri dhe fitojë aftësi në bujqësinë e qëndrueshme dhe të jetë agjent aktiv dhe efektiv i ndryshimit për të ndihmuar bujqësinë dhe komunitetet rurale drejt tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë
Në këtë trajnim të katërt kombëtar Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural fton të marrin pjesë organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri që janë të angazhuara në sektorin e bujqësisë apo dhe që duan të thellojnë njohuritë e tyre në zhvillimin rural duke u bazuar në përqasjen e Strategjisë nga Ferma në Tryezë
Pjesëmarrja në trajnimin kombëtar është pa pagesë. Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrjen, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe transportin do të mbulohen nga projekti “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të gjelbër – e Ardhmja Jonë e Përbashkët Evropiane”. Programi dhe informacione të mëtejshme logjistike do t’ju vihen në dispozicion kandidatëve të përzgjedhur. Pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë për përfundimin e programit dy ditor.
Ju lutem plotësoni formën e aplikimit deri në datën 12 shtator 2024.