Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) filloi zbatimin e nën-granteve të Fondit Akademia nga Ferma në Trezë, në kuadër të projektit Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të Gjelbër- E ardhmja jonë e përbashkët evropiane, financuar nga Bashkimi Evropian (BE). Ky moment përfaqëson një hap të shumë të rëndësishëm në forcimin e kapaciteve dhe rolit shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE, duke nxitur transformimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër dhe Strategjinë Nga Ferma në Tryezë të BE.

Me pjesëmarrjen e 4 Organiazatave të Shoqërisë Civile (OSHC) me anëtarësi dhe 4 GVV, përfaqësues nga Delegacioni i BE në Tiranë dhe Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural u bë nënshkrimi i kontratave të organizatave fituese nga Fondi i Akademisë nga Ferma në Tryezë.  Fituesit do të zbatojnë grante të vogla, në shumën 5,000 Euro, duke u fokusuar në tre drejtime kryesore: bujqësia e qëndrueshme dhe zhvillimin rural, mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e biodiversitetit, si dhe zbutja dhe përshtatja ndaj ndryshimeve.

Në ndryshim nga fondet e mëparshme të ofruara për sektorin e shoqërisë civile, Fondi i Akademisë nga Ferma në Tryezë synon të mbështesë organizata që kanë patur më pak mundësi në aksesimin e fondeve dhe për herë të parë ofron mbështetje financiare për Grupet Vendore të Veprimit (GVV), një qasje që ka dëshmuar ndikim konkret në zhvillimin e integruar lokal në vendet e BE. Projektet synojnë të ofrojnë zgjidhje novatore, të gjelbra dhe gjithëpërfshirëse për disa nga sfidat më urgjente me të cilat përballen komunitetet lokale, duke përfshirë nismat si vijon:

Grupet Vendore të Veprimit Organizatat e Shoqërisë Civile
GVV Vjona
Ulliri i Vlorës – Cilësi nga Tradita dhe Teknologjia
SEEP
Bletaria Ekologjike – Kthim tek natyra
 GVV Mokër-Gorë
Zgjidhje të qëndrueshme përmes Akademisë nga Ferma në Tryezë

Agro Puka
Mitigimi dhe pershtatja e ndryshimeve klimatike

GVV Kolonja e Gjelbër
Vlera e shtuar e frutave dhe perimeve përmes tharjes profesionale.
Shoqata për Integrimin Gjinor
Aromë mente në tryezat tona
GVV Pro Përmet
Rijetëzimi mjedisor i fushës së Bashkovës
BRASH
Agrovision

Pas firmosjes së kontratave ANRD ofroi workshopin e parë orientues për organizatat përfituese të cilat u njohën me  me përmbajtjen programatike të projektit, aspektet financiare, procedurat e raportimit si dhe kërkesat për komunikim dhe vizibilitet. Ky takim shënon fillimin e një faze të re në implementimin e projekteve në terren. Për disa nga GVV-të, kjo është përvoja e tyre e parë konkrete në bashkëpunim me komunitetin, ndërsa OSHC-të vijojnë të ndërtojnë mbi punën e tyre të mëparshme, duke zgjeruar më tej ndikimin në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Kjo ndërhyrje synon të stimulojë një mjedis më të mirë për OSHC, rrjetet e OSHC-ve dhe palët e tjera të interesuara rurale, që përmes ngritjes së kapaciteteve të kontribuojnë në mënyrë proaktive në adresimin e sfidave shoqërore që lidhen me ndryshimet klimatike dhe humbjet e biodiversitetit.

***Projekti rajonal “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të Gjelbër – E ardhmja jonë e përbashkët evropiane” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet bashkërisht nga familja e Rrjeteve Kombëtare të Zhvillimit Rural në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në Kroaci dhe nga platforma e tyre rajonale e bashkëpunimit, Rrjeti Ballkanik për Zhvillim Rural.