AgroPuka është themeluar dhe operon në rrethin e Pukës që nga viti 2001.
AgroPuka është një shoqatë e prodhuesve bujqësore dhe blegtorale në rrethin e Pukës (në Shqipërinë e Veriut) dhe është krijuar me mbështetjen e konsiderueshme të Bashkëpunimit Zviceran (SDC). Që nga ajo kohë, shoqata ka rritur anëtarësinë dhe ka zgjeruar aktivitetin dhe shërbimet e saj për të plotësuar nevojat e anëtarëve si dhe komunitetit në përgjithësi.
Misioni- Kontribuimi në zhvillimin e integruar rural të zonave rurale të Pukës nëpërmjet inkurajimit dhe promovimit të zhvillimit ekonomik rural, si dhe të iniciativave dhe veprimtarive për zhvillimin e komunitetit për të përmirësuar jetesën e antarëve të saj dhe komuniteteve që jetojnë në zonat rurale të Pukës.
Aktivitetet dhe projektet e Agropukës kanë për qëllim përmbushjen e nevojave të anëtarëve të saj dhe fermerëve të zonës. Disa nga fushat priotitare të organizatës janë prodhimi bujqësor, marketingu dhe modelet e kooperimit; mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit në rrethin e Pukës, si dhe promovimi i demokracisë lokale dhe përfshirjes sociale. Gjithashtu Agropuka ka një vëmendje të shtuar ndaj barazisë gjinore. Politika Gjinore e Agropukës siguron një kuadër për përfshirjen e perspektivave gjinore në të gjitha aktivitetet e Agropukës dhe aktorëve të saj, duke promovuar pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të burrave dhe grave në proceset e zhvillimit të qëndrueshëm rural.
Adresa: Lagjia e Re, Pukë Shqipëri 4401
Tel:+355 69 60 66 909
Email: [email protected]
Web: https://www.agropuka.org/about-us-1