Forumet vendore “Rrjetëzim për zhvillimin rural me pjesëmarrje” organizohen në kuadër të projektit “Konsolidimi i rolit të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural drejt një modeli funksional të perspektivës me pjesëmarrje dhe poshtë-lart në agjendën kombëtare rurale”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe që po zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në partneritet me organizatat AgriNET dhe AgroPUKA.
Forumet vendore synojnë të identifikojnë, inkurajojnë dhe përfshijnë në proceset e formulimit dhe zbatimit të politikave dhe instrumenteve të zhvillimit rural, nismat lokale të ndërmarra nga individë, grupe, shoqata, bërthamëza dhe komunitete të ndryshme në zhvillimin rural në mbarë territorin e vendit. Në fokus të forumeve janë nismat që lidhen me zhvillimin social-ekonomik të komuniteteve rurale, në agro-turizëm, agro-biznes, trashëgimi kulturore, bujqësi dhe ferma familjare, slow-food, promovimi i territorit, mjedis, artizanat, etj.
Forumet vendore do të organizohen në 12 qytete qendër-qarku, dhe mirëpresin të gjithë aktorët vendorë të angazhuar në nisma të tilla për t’u takuar dhe njohur me arritjet dhe sfidat e tyre, si dhe me mundësitë për pjesëmarrje, kontribut dhe avancim të interesave të komuniteteve dhe grupeve që ato përfaqësojnë nëpërmjet rrjetëzimit në nivel vendor dhe kombëtar.
Këtu mund të aksesoni Programin, dhe kalendarin e eventeve.