Në kuadër të projektit NAGE – Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër – me qëllim për të forcuar institucionalisht organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në përmbushje të rolit të tyre advokues në proceset reformuese rurale dhe bujqësore organizohen një seri aktivitetesh Trajnim për Trajnerët (ToT).
Aktivitetet trajnuese do të zhvillohen rreth dy moduleve kryesore -“Menaxhimi i Përgjithshëm i OSHC-ve rurale” dhe “Trajnim specifik mbi programin (Advokaci dhe Ekonomi e Gjelbër)” – të ndara në tematika specifike, përgjatë muajve Shtator 2018 – Mars 2019.
Moduli 1 | Menaxhimi i Përgjithshëm i OSHC-ve | ToT 1.1 Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme
ToT 1.2 Planifikim dhe Raportim ToT 1.3 Menaxhimi financiar dhe diversifikimi i fondeve |
Tre mujori i fundit 2018 |
Moduli 2 | Trajnim specifik mbi programin – Advokaci dhe Ekonomi e Gjelbër | ToT 2.1 Advokaci, Lobim, Rrjetëzim dhe Fuqizimin e rrjeteve dhe të organizatave anëtare të tyre
ToT 2.2 Ekonomia e Gjelbër dhe Sipërmarrja |
Tremujori i parë 2019 |
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) në rolin e organizatës zbatuese të projektit NAGE në Shqipëri, hap thirrjen për pjesëmarrje në “Trajnim për Trajnerët – Qeverisja Transparente dhe e Përgjegjshme” që do të zhvillohet më 24 – 25 Shtator 2018, në Shkup, Maqedoni. Thirrja i drejtohet organizatave anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural që të inkurajojnë përfaqësuesit dhe stafin e tyre të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnim. Lexoni më shumë mbi Thirrjen.
Shkarkoni Formë Aplikimi.