+355 (04) 2400241 [email protected]

Në kuadër të projektit NAGE – Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër – me qëllim për të forcuar institucionalisht organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në përmbushje të rolit të tyre advokues në proceset reformuese rurale dhe bujqësore organizohen një seri aktivitetesh Trajnim për Trajnerët (ToT).

Pas përfundimit të modulit 1, projekti do të zbatojë modulin 2 “Trajnim specifik mbi programin i cili përmban dy tema trajnimi – Advokaci dhe Ekonomi e Gjelbër –  përgjatë muajve Shkurt  2019 – Mars 2019.

Moduli 2 Trajnim specifik mbi programin – Advokaci dhe Ekonomi e Gjelbër ToT 2.1 në Advokaci, Lobim,  Rrjetëzim dhe Fuqizim i  rrjeteve dhe organizatave anëtare të tyre

ToT 2.2 Ekonomia e Gjelbër dhe Sipërmarrja

13-14 Shkurt 2019

13-14 Mars 2019

Për secilin nga ToT e mësipërme do të hapet thirrje për Aplikime, për të përzgjedhur një përfaqësues nga organizatat anëtare të ANRD.

Personi i trajnuar në tematikat e mësipërme, pas trajnimit ToT, do të ofrojë trajnim në tematikën përkatëse për përfaqësuesit e tjerë të OSHC-ve rurale në Shqipëri, të angazhuar si në organizatat anëtare të ANRD ashtu edhe në organizatata të tjera jo anëtare, përkundrejt shpërblimit financiar të parashikuar në projekt.

Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit gjatë kohës së trajnimit do të mbulohen nga organizatat zbatuese të projektit NAGE.

 

THIRRJE PËR PJESËMARRJE

“Trajnim specifik mbi programin – Advokaci, Lobim,  Rrjetëzim dhe Fuqizim i rrjeteve dhe organizatave anëtare të tyre

Shkup, Maqedoni/ 13 – 14 Shkurt 2019

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) në rolin e organizatës zbatuese të projektit NAGE – Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër – në Shqipëri, hap thirrjen për pjesëmarrje në “Trajnim për Trajnerët – Advokaci, Lobim, Rrjetëzim dhe Fuqizim i rrjeteve dhe organizatave anëtare të  tyre” që do të zhvillohet në 13-14 Shkurt 2019, në Shkup, Maqedoni.

Pjesëmarrja dhe përzgjedhja: 

Kjo thirrje i drejtohet organizatave anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural që të inkurajojnë përfaqësuesit dhe stafin e tyre të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin ToT Advokaci, Lobim, Rrjetëzim dhe Fuqizim i rrjeteve dhe organizatave anëtare të  tyre që do të organizohet më 13-14 Shkurt  2019 në Shkup, Maqedoni. Inkurajohen të aplikojnë drejtues dhe anëtarë të bordeve drejtuese të organizatave, menaxherë të lartë ose persona të tjerë me përvojë në qeverisjen e organizatave të shoqërise civile. Gjithashtu, përvoja të mëparshme në ofrimin e trajnimeve dhe njohja e mirë e gjuhës angleze do të jenë të kritere në procesin e përzgjedhjes.

Në fund të procesit do të përzgjidhet një përfaqësues bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. Relevanca e temës së trajnimit me pozicionin e punës
  2. Backgroundi arsimor dhe përvoja profesionale
  3. Njohuritë e gjuhës angleze
  4. Motivimi dhe gadishmëria për t’u angazhuar në aktivitete trajnimi për të ndarë know-how e fituar me të tjerë përfaqësues të OSHC-ve rurale.

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit (e linkuar) në adresën e emailit:  [email protected], brenda datës 5 Shkurt 2019, ora 17.00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda datës 8  Shkurt 2019.

 Këtu mund të shkarkoni Formë Aplikimi.