“Nxitja e aftësive kompjuterike dhe komunikuese tek të rinjtë në zonat rurale për të përmirësuar integrimin e tyre në tregun e punës” është një projekt i financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë, dhe mbështetur nga UNDP Albania, nën thirrjen “Mbështetje për punësim dhe shërbime sociale për të rinjtë vulnerabël dhe gratë në Veriun e Shqipërisë “, i cili synon të forcojë rolin e të rinjve në territorin e bashkisë Dibër.
Projekti synon të pajisë të rinjtë në territor me njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme që nevojiten për të patur akses në tregun e punës dhe mundësi të tjera zhvillimi, dhe ndërtohet mbi katër komponentë kryesorë:
- Fuqizimi dhe mobilizimi i komunitetit lokal
- Edukimi jo-formal (qasje bashkëpunuese)
- Rritja e partneriteteve
- Përfshirja me pjesëmarrje
Aktivitetet e parashikuara në projekt synojnë të ndikojnë në fuqizimin dhe mobilizimin e publikut, rritjen e kapaciteteve të të rinjve të zonës; mobilizimin e komunitetit lokal nga grupet në bazë; rritja e ndërgjegjësimit mbi përdorimin e TIK dhe aftësive të komunikimit, dhe mjeteve të nevojshme për punësim; partneritete të reja dhe të forta, dhe inkurajimin e kulturës mbi modele dhe kompetenca të reja punësimi.