+355 (04) 2400241 [email protected]

“Nxitja e aftësive kompjuterike dhe komunikuese tek të rinjtë në zonat rurale për të përmirësuar integrimin e tyre në tregun e punës” është një projekt i financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë, dhe mbështetur nga UNDP Albania, nën thirrjen “Mbështetje për punësim dhe shërbime sociale për të rinjtë vulnerabël dhe gratë në Veriun e Shqipërisë “, i cili synon të forcojë rolin e të rinjve në territorin e bashkisë Dibër.

Projekti synon të pajisë të rinjtë në territor me njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme që nevojiten për të patur akses në tregun e punës dhe mundësi të tjera zhvillimi, dhe ndërtohet mbi katër komponentë kryesorë:

  • Fuqizimi dhe mobilizimi i komunitetit lokal
  • Edukimi jo-formal (qasje bashkëpunuese)
  • Rritja e partneriteteve
  • Përfshirja me pjesëmarrje

Aktivitetet e parashikuara në projekt synojnë të ndikojnë në fuqizimin dhe mobilizimin e publikut, rritjen e kapaciteteve të të rinjve të zonës; mobilizimin e komunitetit lokal nga grupet në bazë; rritja e ndërgjegjësimit mbi përdorimin e TIK dhe aftësive të komunikimit, dhe mjeteve të nevojshme për punësim; partneritete të reja dhe të forta, dhe inkurajimin e kulturës mbi modele dhe kompetenca të reja punësimi.