+355 (04) 2400241 [email protected]

NJË VIZION AFATGJATË PËR KOMUNITETET RURALE

Komisioni Evropian ka lançuar më 7 shtator 2020 konsultimin publik për iniciativën e tij të re për një vizion afatgjatë për zonat rurale (deri në 2040). Ky konsultim synon të mbledhë ide dhe perspektiva mbi sfidat aktuale të komuniteteve rurale të tilla si ndryshimet demografike, ndërlidhja, nivele të ulëta të të ardhurave, aksesi i kufizuar në shërrbime. Konsultimi, gjithashtu, do të eksplorojë mundësitë, zgjidhjet inovative, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në kontekstin e ndryshimit të klimës, transformimit dixhital dhe krizës COVID-19.

Konsultimi publik do të shërbejë për një Komunikatë të Komisionit mbi këtë temë që mendohet të botohet në mes të vitit 2021. Komunikimi synon të mbështesë debatin në nivelin evropian mbi të ardhmen e zonave rurale dhe vendin që ato duhet të kenë në shoqërinë tonë. Konsultimi publik mbi mendimet dhe pikëpamjet tuaja do qëndrojë i hapur deri më 30 nëntor 2020.
Ju lutem klikoni këtu për të dhënë kontributin tuaj

Ne rekomandojmë që ky informacion të ndahet sa më gjerësisht midis rrjeteve / partnerëve tuaj në nivelin kombëtar, rajonal dhe vendor. Gjithashtu, ju lutemi të jeni kontribues në proces për të shprehur problemet, sfidat dhe vizionin tuaj për të ardhmen e komuniteteve rurale.

Ju faleminderit,
Ekipi ANRD