Ky dokumenti synon të ofrojë një panoramë të përgjithshme të dinamikës dhe ecurisë së prezantimit dhe zbatimit të qasjes LEADER si instrument i zhvillimit rural në Shqipëri që në fillimet e veta deri më sot. Gjithashtu, dokumenti mbështet domosdoshmërinë e zbatimit të këtij instrumenti për përballimin e problemeve aktuale të zonave rurale, të paadresuara efektivisht deri më tani nga politikat publike. Dokumenti ndër të tjera ofron një hartëzim të nismave të tipit LEADER, Grupeve Lokale të Veprimit (GLV) dhe strukturave të tjera të partneritetit të krijuar duke hedhur dritë mbi sfidat dhe dobësitë që kanë shoqëruar zbatimin e qasjes LEADER. Në fund, ofrohen disa rekomandime që jo vetëm do të ndihmonin zbatimin e qasjes LEADER në kuadër të Programit IPARD II, por do ta bënin të suksesshme atë. Synimi i përgjithshëm i dokumentit është të mobilizojë vullnet politik për të mbështetur dhe prioritizuar këtë instrument të politikës së zhvillimit rural si dhe për të përshpejtuar zbatimin efektiv të tij si një faktor thelbësor në përmirësimin e jetesës së komuniteteve rurale shqiptare, veçanërisht në ndalimin e shpopullimit dhe braktisjes së tyre