Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural ka kënaqësinë t’iu informojë se në kuadër të projektit të financuar nga BE “Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër” (NAGE) dhe thirrjes së tij të dytë për aplikime në konkursin e shkrimeve gazetareske mbi ekonominë e gjelbër, është përmbyllur procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes së shkrimit gazetaresk fitues.
Në këtë proces morën pjesë konkurentë me profile të ndryshme si: aktivistë të mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë së gjelbër, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë etj të cilat paraqitën shkrime interesante me tema që advokojnë dhe promovojnë zhvillimin e ekonomisë dhe sipërmarrjes së gjelbër dhe qarkulluese në Shqipëri.
Në përfundim të procesit, çmimi për shkrimin më të mire iu akorduar Z.Romeo Hanxhari me artikullin “Skavicat, buti i Danaideve, dhe “ekonomia e gjelbër” bujqësore”. Vlerësimet e artikujve konkurues janë si më poshtë:
No. | Emri i aplikantit | Titulli i artikullit | Rezultati |
1 | Romeo Hanxhari | Skavicat, buti i Danaideve, dhe “ekonomia e gjelbër” bujqësore | 85.67 |
2 | Renada Baci | Bleta dhe natyra | 46.67 |
3 | Endri Haxhiraj
|
Ekonomia e gjelbër, shpresë për mjedisin dhe të ardhurat e sipërmarrësve ruralë | 69 |
4 | Simo Ribaj | Bletaria, biznesi i gjelbër i Lumit të Vlorës | 67.67 |
Këtu do të gjeni artikullin fitues, ndërkohë që në vijim do të botojmë artikujt më të mirëvlerësuar gjatë këtij konkursi.