Qendra “Vizioni i Gjelbër” është një organizatë jopolitike, jofetare, jofitimprurëse e themeluar në 02.03.2015 nga rrjeti i organizatave mjedisore të Vlorës, me status kombëtar dhe shtrirje të aktiviteteve të saj në gjithë qarkun e Vlorës.
Misioni yne:
Forcimi i zërit të qytetarëve dhe adresimi i shqetësimeve të tyre në partneritet me vendimmarrësit.
OBJEKTIVAT KRYESORE:
- Evidentimi i problemeve social – mjedisore dhe adresimi i tyre te pushteti vendor dhe qëndror.
- Informim dhe ndërgjegjësim i komunitetit për çështje sociale dhe mjedisore për përmirësim të situatës.
- Ruajtja e resurseve natyrore, biodiversitetit, ekosistemeve dhe promovimi i tyre për një zhvillim të qëndrueshëm.
AKTIVITETET:
- Evidentim të problemeve sociale dhe mjedisore.
- Informim dhe ndërgjegjesim të komunitetit për problemet e evidentuara.
- Adresim të problemeve te pushteti vendor dhe qëndror.
- Përfaqësim të interesave dhe prioriteteve të komunitetit te pushteti vendor dhe qëndror.
- Mbështetje e pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe projekteve të rëndësishme sociale dhe mjedisore në komunitet.
- Promovimi i kulturës, traditës dhe ekoturizmit në komunitet.
- Studime kërkimore dhe shkencore për natyrën, biodiversitetin, ekosistemet dhe komunitetin.
- Lobim dhe advokim me pushtetin vendor për zgjidhjen e problemeve në interes të komunitetit.
ARRITJET KRYESORE:
Ndaluam ndërtimin e pusit të naftës në Zonën e Mbrojtur Vjose – Narte, në një rrip të ngushtë toke midis detit dhe lagunës, për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Ndaluam konçesionin e parkimeve private në rrugët e qytetit të Vlorës për shkak të abuzimeve me qytetarët dhe problemeve ligjore të kontratës.
Ndaluam ndërtimin e 6 digave të HEC-ve në lumin Shushica, nga burimi i tij në fshatin Kuç deri në Drashovicë, sepse 97.3% e banorëve ishin kundër ndërtimit të tyre.
Ne ndërtuam një model funksional të menaxhimit të mbetjeve plastike në fshatrat e lumit të Vlorës në Bashkinë e Selenicës.