Rrjeti “Aleanca e Alpeve Shqiptare” përfaqëson një bashkim organizatash jo-fitimprurëse (OJF) qe veprojnë në Qarkun e Shkodrës, aktive në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe te biodiversitetit, zhvillimit të turizmit, mobilizimit të komunitetit, etj.
Duke vepruar fillimisht si një organizatë jo-formale, Rrjeti ka mbledhur rreth vetes anëtarë e persona të ndryshëm, vullnetarë, sipërmarrës e aktorë të tjerë të cilët ndajnë mision e qëllime të përbashkëta me qëllimet dhe objektivat e Rrjetit. Të gjithë këta mbështetës, kanë qenë pjesë e aktiviteteve të rrjetit, të cilat në më të shumtën e rasteve janë zhvilluar në terrenin e Alpeve Shqiptare, në përputhje me objektivat dhe qëllimet e organizatës.
Misioni i Rrjetit është të kontribojë në zhvillimin e qendrueshëm mjedisor dhe social-ekonomik të Alpeve nëpërmjet ndërgjegjësimit të opinioni publik, përfshirjes së komunitetit vendas në vendimarrje dhe promovimit të vlerave e potencialeve natyrore e mjedisore e tradicionale .
“Aleanca Alpeve Shqiptare” ka qenë aplikante zbatuese dhe partnere e disa projekteve të financuar nga donatorë të ndryshëm si: Bashkimi Europian, Ambasada të ndryshme, OSBE dhe Organizata të tjera që operojnë në rank kombëtar dhe ndërkombetar.