CDI ka për qëllim të kontribuojë në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social, kulturor, rinor, humanitar, mjedisor përmes kërkimit shkencor, analizave dhe rekomandimeve, përdorimit të teknologjisë së informacionit, edukimit të publikut dhe ndërhyrjeve direkte për përmirësimin e situatave.
Të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet dhe të kontribuojë për një qeverisje të mirë nëpërmjet nxitjes dhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm.
CDI synon të përmbushë qëllimet e saj nëpërmjet:
- Angazhimit direkt të kapaciteteve të saj;
- Hartimit të projekteve;
- Kryerjes së studimeve komplekse mbi mundësitë e zhvillimit real të shoqërisë shqiptare;
- Ndërgjegjësimit të komunitetit;
- Nxitjen e zhvillimit të qëndruesheëm;
- Përfshirjes se aktorëve në përmirësimin e situatës.