+355 (04) 2400241 [email protected]

Creative Business Solutions është një organizatë konsulence dhe zbatuese projektesh në Shqipëri e themeluar në vitin 2012. Misioni CBS është të udhëheqë projekte të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik përmes praktikave inovative dhe miqësore ndaj mjedisit në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. CBS njihet për zbatimin e projekteve të zhvillimit në Shqipëri me efekte në Ballkanin Perëndimor. CBS punëson rreth 40 profesionistë në selinë e saj në Tiranë dhe tre degë lokale në Fier, Korçë dhe Peshkopi. Nëpërmjet projekteve të CBS janë lehtësuar miliona Euro investime dhe janë krijuar mijëra vende të reja punë, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme janë të rinj dhe të reja në zona rurale.

Përgjatë të gjithë aktivitetit të saj CBS udhëhiqet nga parimet dhe vlerat e mëposhtme: forcim i rritjes ekonomike të sektorëve në nevojë; vendosja e standardeve të larta të biznesit; veprimi me integritet, përgjegjshmëri, ndershmëri dhe transparencë; kontribut për një mjedis më profesional dhe më produktiv biznesi.