+355 (04) 2400241 [email protected]

Shoqata ISHMI

Shoqata Ishmi është një organizatë jofitimprurëse, me qëllime jopolitike, joqeveritare dhe ka për qëllim kryesor promovimin e vlerave kulturore, shpirtërore dhe natyrore të zonës së Ishmit nëpërmjet organizimit të aktiviteteve që inkurajojnë: i) bashkëpunimin e komunitetit të Ishmit; ii) punësimin e banorëve të komunitetit të Ishmit; iii) publikimin e materialeve të ndryshme në bashkëpunim me organizata të tjera partnere që ndan të njëjtat vlera. Shoqata Ishmi ka në fokus të ndihmojë banorët e komunitetit të Ishmit duke i organizuar dhe angazhuar në veprimtari konkrete në të mirë të komunitetit. Selia e shoqatës së Ishmit ndodhet në fshatin Likmetaj, pranë godinës së Ish Komunës Ishëm, Durrës.

Shoqata Ishmi ushtron veprimtarinë e saj në funksion të zhvillimit të komunitetit dhe konsiston në:

· Zgjerimin e aktiviteteve kultorore duke ruajtur dhe promovuar traditat dhe zakonet e zonës së Ishmit

· Nxitjen e zhvillimit të turizmit bregdetar

· Ndikimin në rritjen e rolit dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit