+355 (04) 2400241 info@anrd.al

Organizata “Klubi i Sipërmarrësve të Rinj” – KSR, është themeluar në Tetor 2019 dhe statusin ligjor e ka përfituar nw Janar 2020. KSR është organizatë e hapur për të gjithë ata të rinj dhe individë të cilët kanë eksperienca apo njohuri në fushën e biznesit apo disiplina të ngjashme, si dhe dëshirojnë të përfshihen në sipërmarrje biznesi.

 

Vizioni i KSR është nxitja e iniciativave sipërmarrëse tek të rinjt dhe individë duke synuar zhvillimin e biznesit me fokus rritjen ekonomike.

 

Misioni i KSR është:

Ndërhyrje inovative në transformimin dhe zhvillimin e dijeve dhe pikëpamjeve të sipërmarrësve të rinj për biznesin.

Fuqizimi dhe rritja e kapaciteteve në aftësitë sipërmarrëse dhe zhvillimit të biznesit.

Gjenerimi i ideve të biznesit dhe trajtimi i çështjeve të sipërmarrjes me fokus tregun dhe aktivitetet ekonomike.

 

Qëllimi i KSR është të ofrojë mundësi në botën e biznesit dhe zhvillimit ekonomik në zonat urbane dhe rurale, duke kombinuar një program dinamik me përvojat e sipërmarrësve dhe komunitetit.

 

Disa nga objektivat e veprimtarisë së KSR-së përfshijnë:

Suportin për të rinjtë dhe individë në zhvillimin e aftwsive sipërmarrëse në fushën e biznesit.

Urë lidhëse mes sipërmarrësve dhe të rinjve për krijim të start-up në kuadër të zhvillimit urban dhe rural.

Të krijojë një kulturë të qëndrueshme të inovacionit në shkolla dhe komunitete.

Asistencë për sipërmarrjet e reja në fushën e biznesit, agrobiznesit, industrinë e lehtë dhe ushqimore, industrinë e shërbimeve turistike dhe agroturizëm, orientuar në elementët si hyrja në treg, rritja e biznesit, marketing, promovimi i turizmit, menaxhimi i burimeve njerëzore, analizat financiare, etj.

 

Aktivitetet që synohen të vihen në zbatim nga KSR janë:

Trajnime rreth planeve të biznesit me të rinjtë dhe individë të interesuar në sipërmarrje. Seminare mbi sipërmarrjet inovative dhe të gjelbërta.

Asistencë fermerëve për krijimin dhe funksionimin e bizneseve familjare me bazë kapitali tokën dhe gjënë e gjallë.

Informim rreth programeve dhe trajnimeve të ndryshme që ofrojnë grante biznesi për sipërmarrësit e rinj.

Krijimi i mundësive për shkëmbim eksperiencash me organizma të ngjashme vendase dhe të huaja.

Asistencë dhe udhëheqje në organizimin e panaireve dhe festave lokale për promovimin e bizneseve lokale, rajonale, ndërkufitare dhe kombëtare.