+355 (04) 2400241 [email protected]

Shoqata e Bashkuar Agro-Mjedisore (Agri-En) është një organizatë jo qeveritare, jo fitim prurëse, e themeluar në vitin 2014 në Librazhd nga një grup spacialistësh që punuan për hartimin e planit te menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice. Shoqata ka ushtruar aktivitetin e saj duke vepruar në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjygjsor Tiranë nr. 3946 datë 25.06.2014, Statutit, ligjeve e akteve të tjera nënligjore.

Agri-En  ka zyrën e saj në Librazhd dhe vepron si organizata lokale në bashkitë Librazhd dhe Prrënjas. Kodi i saj fiskal është L48427691J.

Misioni: Agri-En vepron në fushën e mjedisit për të kontribuar në menyrë të përgjegjëshme në zhvillimin e qëndrueshëm, duke ruajtur një nivel të lartë të kompetencës tekniko shkencore dhe seriozitetin operativ në sektorët lidhur me njeriun dhe agrokulturën, ushqimin, turizmin, teritorin, trajnimin dhe shërbimet ndaj personave dhe ndërmarrjeve.

Në  nëntë vite Agri-En ka investuar në asistence teknike dhe rritjen e kapaciteteve për anëtaret e saj dhe aktore të tjerë lokale, ka bashkëpunar me OJF ndërkombëtare UNDP, PONT, CEPF, me OJF kombetare  INCA, REC, PPNEA, Co-PLAN, me OJF lokale, me institucionet publike, dhe ka mbështetur fermerët e zonës me mjete pune, farëra, fidane etj. Gjithashtu, Agri-En ka implementur në bashkitë Librazhd dhe Prrënjas 11 projekte duke vepruar në mbrojtjen e menaxhimit  të qendrueshëm  burimeve natyrore, në zhvillimin e bujqësisë dhe  kryesisht në sektorin e bimëve medicinale, pemtarisë, prodhimeve bio etj.