SHOQATA MJEDISORE “ÇAJUPI”
QELLIMI DHE OBJEKTIVAT
Shoqata ÇAJUPI ka si qellim kryesor te kontriboje me aktivitete konkrete dhe te mbeshtese mbrojtjen
e mjedisit natyror dhe biodiversitetin ne rajonin jugor te vendit. Gjithashtu shoqata do te punoje ne
drejtim te lobi-mit dhe te rritjes se kapaciteteve te komunitetit e qendrave te banuara urbane e rurale
per ruajtjen dhe stabilitetin e ekosistemit.
Objektivat kryesore te veprimtarise se Shoqates “ÇAJUPI” lidhen me mbrojtjen e mjedisit natyror dhe
hapsires ekologjike te rajonit jugor te vendit, ku bashkejetojne natyrshem nje flore dhe fauna e pasur
por edhe një komunitetin teper dashamires me te. Gjithashtu organizata do te punoje ne:
Kordinimin e punes me institucionet lokale te rajonit jugor per parandalimin e zjarreve ne pyje
dhe kullota qe shkaktojne katastrofa mjedisore, si edhe nje prej problemeve kryesore ne zonen
e jugut.
Te vleresoje dhe te mbroje ne bashkepunim me institucionet lokale dhe qendrore vlerat e larta
te natyres qe lidhen me trupat ujore (Vjosa, Drino, Viroi, etj) dhe ato malore;
Te bashkepunoje me shoqatat e tjera te shoqerise civile ne zonen e Gjirokastres dhe ne
territorin e vendit per mbrojtjen e natyres;
Te kryeje studime per ruajtjen dhe zhvillimin e fondeve te pastra gjenetike, pasurise bimore
(drunore, shkurrore e barishtore), pasuria shtazore, etj.
Te kontriboje ne drejtim te sherbimeve te ekosistemit ne mjedisin natyror, si risi e sjelle se
fundmi ne vendin tone.
AKTIVITETE KRYESORE
Qe nga viti i krijimit te saj (2010), Shoqata Jugore per Mjedisin “ÇAJUPI” ka marre pjese ne disa
projekte si ne studimin, projektimin dhe zbatimin e siperfaqeve te gjelberta ne qytetin e Gjirokastres
(ambjentet e shkollave 9 vjecare dhe te Mesme te qytetit, gjelberimin rrugor brenda qytetit dhe
unazen), Parkun artificial te “Viroit”, shtimi i siperfaqeve pyjore me mbjellje ne Komunat Dropull i
Siperm (2012), Picar (2010 dhe 2012), Labove e Kryqit (2013) e Ballaban-Permet ne 2012.
Ka zbatuar disa projekte edukimi dhe ndergjegjesimi ne shkollat 9 vjeçare “Koto Hoxhi” (2011-
2013), ”Naim Frasheri” (2012-2013) dhe Dervicjan (2013) per mbrojtjen e mjedisit dhe shtimin e
siperfaqeve te gjelberta ne ambjentet e shkollave dhe qendrave urbane.
Ka kordinuar punen me Shoqatat e Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave Komunale ne Rajonin e
Gjirokastres per parandalimin e zjarreve ne pyje dhe kullota (fenomen shume i perhapur ne Qarkun e
Gjirokastres) dhe katastrofat mjedisore qe shkakton zjarri (2012-2014).
Ka punuar me projekte ndergjegjesimi per rritjen e opinionit qytetar ne zonat rurale ne basenin
ujembledhes te lumit Drino, per te mos hedhur mbetjet urbane prane shtratit te perrenjve e degeve
dhe ne shtratin e lumit Drino (2011-2013).
Ne pese vitet e fundit ka bashkepunuar me Institutin e Ruajtjes se Natyres (INCA) per zbatimin e
projektit te eko-muzeumit ne basenin e Vjoses, ne zonen Permet-Kelcyre (2012-2013).
Ne tre vitet e fundit (2015 -2018,) ka zhvilluar tre projekte: Per mbrojtjen dhe promovimin e vlerave
natyrore ne Parkun e Viroit, Shpalljen dhe hartimin e projektit per Parkun Natyror Rajonal Zagori.
Ne dy faza ne dy zonat eshte zbatuar projekti “Promovimi dhe advokimi i menaxhimit te qendrueshem te
burimeve dhe vlerave natyrore ne zonat e mbrojtura” Parku Kombetar “Bredhi i Hotoves Dangelli” dhe
Monumenti i Natyres” Bredhi i Sotires me finacime te REC dhe Qeveria Sudeze ne kuadrin e Rrjetit
“Per Mbrojtjen e Natyres”.
Ne vitin 2018 ne nje periudhe 6 mujore ka realizuar projektin “Mjedisi i gjelber i shkolles, jetedhenes
per ne “ ne shkollen Dervician bashkia Dropull, financuar nga Agjencia per mbeshettjen e Shoqerise
Civile (AMSHC)