+355 (04) 2400241 [email protected]

“Shtëpia e Bariut dhe Bjeshkimit” është bashkimi i dy entiteteve: shtëpia e bariut dhe shtëpia e bjeshkimit, të dyja të bazuara në etiketa (labelizimit) evropiane si dhe ndërkombëtare. Shoqata drejtohet nga Zj. Martine Wolff, aktualisht studente PHD, antropologe e pastoralizmit, e cila ia ka kushtuar kërkimin e vet shkencor pastoralizmit të gjerë dhe gjithë ekokulturës së krijuar nga praktika e bjeshkimit/shtegtimit.

Organet drejtuese të shoqatës janë:
 Ambleja e përgjithshme
 Bordi drejtues
 Njësia e çobanëve
 Këshilli shkencor vendor dhe ndërkombëtar
 Njësia interpretuese, e cila realizon ekspertizë shkencore për problematikat e dala gjatë ushtrimit të veprimtarisë nga njësitë e çobanëve dhe jep konkluzionet për zgjidhjen e problematikës.

Anëtarët e shoqatës janë mbarështues, ekspertë në bujqësi, në fushën e mjedisit dhe shkencave njerëzore, operatorë kulturorë, zyrtarë të zgjedhur vendorë, e që dëshirojmë të ndajnë njohuritë dhe aftësitë për të mbrojtur praktikën e Bjeshkimit të bagëtive gjatë sezonit të verës (Transhumanca) si dhe shtegtimi dimëror, dhe gjithçka tjetër që e shoqëron atë si praktikë e hershme ekokulturore, e trashëguar brez pas brezit.

Qëllimi ynë është të ruajmë dhe ta zhvillojmë më tej këtë traditë, si dhe të thellojmë dhe përhapim trashëgiminë tonë në këtë aspekt. Gjithashtu, synojmë të zhvillojmë më tej njohuritë, aftësitë dhe produktet tona, në të mirën e praktikuesve, të popullsisë vendase si dhe të shoqërisë në tërësi. Ne jemi të hapur për të krijuar partneritete me të gjitha organizatat që ndajnë të njëjtat shqetësime si ne dhe kanë e një etike të përbashkët, në mënyrë që të bashkëpunojmë së bashku. Çdo organizatë partnere mund të delegojë një person si person juridik, duke përfaqësuar
strukturën e saj në shoqatën tonë.

Ne jemi të interesuar për mbrojtjen e blegtorisë së gjerë dhe praktikës së transhumancës (shtegtimit/bjeshkimit) si trashëgimi eko-kulturore jomateriale e prekshme dhe e paprekshme. Ne gjithashtu mbështesim komunitetet baritore për të shprehur të unifikuar problemet dhe nevojat e tyre duke përmirësuar edhe efikasitetin e punës sonë. Ne gjithashtu punojmë me të gjithë njerëzit, komunitetet dhe organizatat me të cilët ndajnë të njëjtin territor.

Shtëpia e bariut dhe bjeshkimit shërben edhe si një trup vëzhgues dhe ruajtës i pastoralizmit të gjerë dhe praktikës së transhumancës. Shoqata jonë është një qendër interpretimi e kulturave baritore.
Qëllimi i Shoqatës është: “Interpretimi për kulturat baritore evropiane në të gjithë territoret e bjeshkimit, për përmirësimin, edukimin dhe për të ndihmuar komunitetet çobane bjeshkëtare”.
Shoqata është partnere dhe promotore e Vitit Botëror të Pastoralizmit të shpallur nga Kombet e Bashkuara si dhe kontribues dhe partnerë në përgatitjen e dosjes së përbashkët të aplikimit për mbrojtjen e praktikës së transhumancës në UNESCO.