+355 (04) 2400241 [email protected]

Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillimin -VIS ALBANIA operon në Shqipëri që nga viti 1995.

 VIS Albania  është degë e VIS-it ndërkombëtar me seli qendrore në Romë (Itali). VIS është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, në të cilën bëjnë pjesë organizata jo qeveritare nga Spanja, Gjermania, Belgjika dhe Austria. VIS ka qenë dhe është i pranishëm me projekti zhvillimi në rreth 50 vende të botës, në të gjitha kontinenteve. Në vazhdën e rritjes së ndërgjegjësimit botëror përsa i përket mjedisit, përveç projekteve në fushën e edukimit, VIS  është e pranishme në Shqipëri që nga viti 1995, vitet e para pas rënies së komunizmit. Ndërhyrja e VIS Albania  kanë qenë të  orientuara që atëherë në mbështetjen e fëmijëve dhe rinisë shqiptare.

Misioni- udhëheqja e shoqërisë shqiptare drejt një angazhimi të ndërgjegjshëm dhe bërja pjesë aktive në proceset vendimarrëse që lidhen me përmirësimin e jetës së tyre.

Aktiviteti i VIS Albania është i fokusuar kryesisht në zonën Veriore të Shqipërisë. Disa nga fushat kryesore në të cilat ka qenë e fokusuar veprimtaria e VIS Albania është dhënia e asistencës për fëmijët e rrugës, formimi profesional i të rinjve, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, promovimi i dinjitetit të gruas, zhvillimi socio-ekonomik i zonave rurale, zhvillimi i turizmit në zonat malore dhe mbrojtja e mjedisit.

Adresa: Rr. Don Bosko, Pall. Grapshi, 2/4/2, Tirana – Albania
Tel: 355 685718816
E-mail: [email protected]
Web: https://www.volint.it/vis-volontariato-internazionale-sviluppo

 

.