+355 (04) 2400241 [email protected]

Qendra “Vizioni i Gjelbër” është një organizatë jopolitike, jofetare, jofitimprurëse e themeluar në 02.03.2015 nga rrjeti i organizatave mjedisore të Vlorës, me status kombëtar dhe shtrirje të aktiviteteve të saj në gjithë qarkun e Vlorës.

 

Misioni yne:

Forcimi i zërit të qytetarëve dhe adresimi i shqetësimeve të tyre në partneritet me vendimmarrësit.

 

OBJEKTIVAT KRYESORE:

  1. Evidentimi i problemeve social – mjedisore dhe adresimi i tyre te pushteti vendor dhe qëndror.
  2. Informim dhe ndërgjegjësim i komunitetit për çështje sociale dhe mjedisore për përmirësim të situatës.
  3. Ruajtja e resurseve natyrore, biodiversitetit, ekosistemeve dhe promovimi i tyre për një zhvillim të qëndrueshëm.

 

AKTIVITETET:

  • Evidentim të problemeve sociale dhe mjedisore.
  • Informim dhe ndërgjegjesim të komunitetit për problemet e evidentuara.
  • Adresim të problemeve te pushteti vendor dhe qëndror.
  • Përfaqësim të interesave dhe prioriteteve të komunitetit te pushteti vendor dhe qëndror.
  • Mbështetje e pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe projekteve të rëndësishme sociale dhe mjedisore në komunitet.
  • Promovimi i kulturës, traditës dhe ekoturizmit në komunitet.
  • Studime kërkimore dhe shkencore për natyrën, biodiversitetin, ekosistemet dhe komunitetin.
  • Lobim dhe advokim me pushtetin vendor për zgjidhjen e problemeve në interes të komunitetit.

 

ARRITJET KRYESORE:

Ndaluam ndërtimin e pusit të naftës në Zonën e Mbrojtur Vjose – Narte, në një rrip të ngushtë toke midis detit dhe lagunës, për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ndaluam konçesionin e parkimeve private në rrugët e qytetit të Vlorës për shkak të abuzimeve me qytetarët dhe problemeve ligjore të kontratës.

Ndaluam ndërtimin e 6 digave të HEC-ve në lumin Shushica, nga burimi i tij në fshatin Kuç deri në Drashovicë, sepse 97.3% e banorëve ishin kundër ndërtimit të tyre.

Ne ndërtuam një model funksional të menaxhimit të mbetjeve plastike në fshatrat e lumit të Vlorës në Bashkinë e Selenicës.