Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural mbajti takimin e saj të radhës më 30 qershor 2016. Axhenda e takimit përfshiu çështje të rëndësishme që lidhen me progresin, planet e veprimit në të ardhmen si dhe ndër të tjera dhe me çështje të anëtarësisë.
Takimi nisi me një prezantim të përgjitshmëm të ecurisë së deritanishme, duke u ndalur në aktivitetet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të funksionimit të Rrjetit:
- Konferenca lançuese e Rrjetit, mars 2016
- Projekti ALTER (Territore Lokale Aktive për Zhvillimin Ekonomik të Zonave Rurale)
- Tryezat Rajonale, prill-maj 2016
- Raporti Politikave (Sfidat dhe mundësitë e zhvillimit rural)
- Terra Madre Balkans 2016
Për më tepër informacion mbi aktivitetet e ANRD, vizitoni rubrikën Evente.
Vëmendje të veçantë mori diskutimi mbi eventin e radhës, që është Takimi i Rrjetit PREPARE 2016 dhe takimi tematik shumëkombësh i partnerëve të projektit ALTER, që do të mbahet më 13-17 Shtator në Voskopoje, Korçë. ANRD është organizata pritëse e këtij eventi si anëtari më i ri i rrjetit PREPARE.
Asambleja shqyrtoi edhe kërkesat për anëtarësime në ANRD, ku nga 10 kërkesa u pranuan si anëtarë katër organizata që veprojnë në mbështetje të zhvillimit rural në zona të ndryshme gjeografike të vendit. Katër organizatat, anëtare më të reja në ANRD janë si më poshtë:
- ADAD Malore
- Instituti i Bujqësisë Biologjike
- Agjencia e Demokracisë Lokale në Shqipëri
- Creative Business Solution
Organizimi i Parlamentit të parë Rural në Shqipëri në 2017 përbën një ide tashmë të ndarë edhe më herët me aktorë të ndryshëm. Anëtarët diskutuan mbi mënyrat e organizimit, të përmbajtjes dhe formatit që duhet të ketë një event i tillë, si dhe tematika që duhet të jetë në fokus të këtij organizimi.