+355 (04) 2400241 [email protected]

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) organizon më 03 maj 2019, në Qendrën e Edukimit dhe Komunikimit Peshkopi, aktivitetin prezantues të projektit “Nxitja e aftësive kompjuterike dhe komunikuese tek të rinjtë në zonat rurale për të përmirësuar integrimin e tyre në tregun e punës”.

Eventi do të synojë të prezantojë objektivat e projektit, rezultatet e pritshme, si  dhe  rolin  e  aktorëve vendorë për ta bërë nismën rast suksesi. Ndër të tjera, ai përfshin organizimin e panairit të ideve, një sesion dedikuar vlerësimit të nevojave të të rinjve për kualifikime dhe aftësi.

Ftojmë të bëhen pjesë e këtij eventi të rinj e të reja të Qarkut Dibër, të autoriteteve vendore, përfaqësues të OSHC-ve të angazhuara me të rinjtë, të Zyrës së Punës, sipërmarrës vendorë etj.

Për më shumë detaje, ju lutem gjeni bashkangjitur Programin e aktivitetit.