Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) filloi zbatimin e nën-granteve të Fondit Akademia nga Ferma në Trezë, në kuadër të projektit Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të Gjelbër- E ardhmja jonë e përbashkët evropiane, financuar nga Bashkimi Evropian (BE). Ky moment përfaqëson një hap të shumë të rëndësishëm në forcimin e kapaciteve dhe rolit shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE, duke nxitur transformimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër dhe Strategjinë Nga Ferma në Tryezë të BE.
Me pjesëmarrjen e 4 Organiazatave të Shoqërisë Civile (OSHC) me anëtarësi dhe 4 GVV, përfaqësues nga Delegacioni i BE në Tiranë dhe Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural u bë nënshkrimi i kontratave të organizatave fituese nga Fondi i Akademisë nga Ferma në Tryezë. Fituesit do të zbatojnë grante të vogla, në shumën 5,000 Euro, duke u fokusuar në tre drejtime kryesore: bujqësia e qëndrueshme dhe zhvillimin rural, mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e biodiversitetit, si dhe zbutja dhe përshtatja ndaj ndryshimeve.
Në ndryshim nga fondet e mëparshme të ofruara për sektorin e shoqërisë civile, Fondi i Akademisë nga Ferma në Tryezë synon të mbështesë organizata që kanë patur më pak mundësi në aksesimin e fondeve dhe për herë të parë ofron mbështetje financiare për Grupet Vendore të Veprimit (GVV), një qasje që ka dëshmuar ndikim konkret në zhvillimin e integruar lokal në vendet e BE. Projektet synojnë të ofrojnë zgjidhje novatore, të gjelbra dhe gjithëpërfshirëse për disa nga sfidat më urgjente me të cilat përballen komunitetet lokale, duke përfshirë nismat si vijon:
| Grupet Vendore të Veprimit | Organizatat e Shoqërisë Civile |
| GVV Vjona Ulliri i Vlorës – Cilësi nga Tradita dhe Teknologjia |
SEEP Bletaria Ekologjike – Kthim tek natyra |
| GVV Mokër-Gorë Zgjidhje të qëndrueshme përmes Akademisë nga Ferma në Tryezë |
Agro Puka |
| GVV Kolonja e Gjelbër Vlera e shtuar e frutave dhe perimeve përmes tharjes profesionale. |
Shoqata për Integrimin Gjinor Aromë mente në tryezat tona |
| GVV Pro Përmet Rijetëzimi mjedisor i fushës së Bashkovës |
BRASH Agrovision |
Pas firmosjes së kontratave ANRD ofroi workshopin e parë orientues për organizatat përfituese të cilat u njohën me me përmbajtjen programatike të projektit, aspektet financiare, procedurat e raportimit si dhe kërkesat për komunikim dhe vizibilitet. Ky takim shënon fillimin e një faze të re në implementimin e projekteve në terren. Për disa nga GVV-të, kjo është përvoja e tyre e parë konkrete në bashkëpunim me komunitetin, ndërsa OSHC-të vijojnë të ndërtojnë mbi punën e tyre të mëparshme, duke zgjeruar më tej ndikimin në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.
Kjo ndërhyrje synon të stimulojë një mjedis më të mirë për OSHC, rrjetet e OSHC-ve dhe palët e tjera të interesuara rurale, që përmes ngritjes së kapaciteteve të kontribuojnë në mënyrë proaktive në adresimin e sfidave shoqërore që lidhen me ndryshimet klimatike dhe humbjet e biodiversitetit.
***Projekti rajonal “Akademia nga Ferma në Tryezë për Ballkanin Perëndimor të Gjelbër – E ardhmja jonë e përbashkët evropiane” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet bashkërisht nga familja e Rrjeteve Kombëtare të Zhvillimit Rural në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në Kroaci dhe nga platforma e tyre rajonale e bashkëpunimit, Rrjeti Ballkanik për Zhvillim Rural.


