+355 (04) 2400241 [email protected]

KËRKESË PËR OFERTË

Lënda: Kërkohet ofertë për pjesmarrje në proçedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Blerje pajisje teknike për artizanatin” për organizatën jo-qeveritare “Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural” në kuadër të Ndërhyrjes Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zinxhirin e Vlerës së Artizanatit në Bashkitë e Krujës dhe Kavajës.

 

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “Ofertë për blerje pajisje teknike për gratë artizane dhe/ose Qendrën e Zhvillimit të Artizanatit pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 30.01.2023, ora 17:00.

 

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) është një organizatë jofitimprurëse që kontribuon për zhvillimin e qëndrueshëm social ekonomik të komuniteteve vendore. ANRD ofron ekspertizë në zhvillimin e qëndrueshëm vendor, ndërtim të kapaciteteve, analizë të politikave publike në sektorin bujqësor dhe rural dhe mbështetjen e nismave konkrete zhvillimore që fuqizojnë grupet e cenueshme të shoqërisë si të rinjtë, gratë, fermerët e vegjël etj. Që nga viti 2022, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural po zbaton ndërhyrjen Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zinxhirin e Vlerës së Artizanatit në Bashkit e Krujës dhe Kavajës, në kuadër të Projektit me Ndjeshmëri Gjinore për Rikuperimin dhe Rindërtimin pas Tërmetit, mbështetur nga UN Women në Shqipëri, me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, përmes Fondit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Në kuadër të zbatimit të ndërhyrjes, ANRD kërkon të prokurojë blerje pajisje teknike për gratë artizane dhe/ose Qendrën e Zhvillimit të Artizanatit sipas specifikemeve teknike bashkëlidhur kësaj kërkese për ofertë.

Vendi i kryerjes së furnizimit të pajisjeve teknike: bashkia e Krujës dhe bashkia e Kavajës

Afati i realizimit të furnizimit të pajisjeve: Brenda 5 ditëve nga firmosja e kontratës

Adresa e dorëzimit të ofertës: Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Ruralm, Rr. Qemal Stafa, Pazari i ri, pallati n74, kati 2. Tiranë, Shqipëri – www.anrd.al

Afati i fundit për praninim e ofertave: Data 30 Janar 2023, ora: 17:00.

Kriteret për përcaktimin e ofertës fituese: Kriteri ekonomik/oferta më e ulët financiare që përmbush specifikimet teknike

Forma e komunikimit: E-mail në adresën zyrtare të e-mailit [email protected]

 

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

ANRD është e interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari në fushën e rrobaqepësisë, aksesorë pë atelie dhe rrobaqepësi dhe punime dore.

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur. Subjektet duhet:

  1. Të jenë të regjistruara pranë QKB
  2. Të kenë plotësuar të gjithë detyrimet ligjore tatimore
  3. Vendndodhja: Shqipëri

Oferta duhet të dorëzohet me sistemin me “zarf”.

Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstraktin mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit.
  2. ANEKS 1 Specifikimet Teknike të shërbimit të kërkuar.
  3. Propozimi financiar i ofertuesit (ANEKSI 2) duhet të jetë në Lekë shqiptarë, duhet të përfshijë çmimet për pajisjet e listuar.
  4. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e shërbimeve të tilla si transporti i pajisjeve në bashkitë përkatëse dhe montimin e tyre.
  5. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  6. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
  7. Në ofertën financiare të specifikohet afati i garancisë për secilën pajisje.
  8. ANRD Kodi Sjelljes Furnizuesi ANEKS 3 (të firmosur dhe të vulosur).

 

Propozimi financiar:

Zarfi duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë për blerje pajisje teknike për gratë artizane dhe/ose Qendrën e Zhvillimit të Artizanatit

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

 

Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected]

Çdo përgjigje e  pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marin pjesë në tender, do tju njoftohet të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.

 

Oferta me e ulët financiare në lidhje me specifikimet teknike do të jetë kriteri vendimtar për fituesin.

KUSHTET E KONTRATËS

  1. Afati i kontratës: Nga data e Nënshkrimit të kontratës, 5 ditë.
  2. Në se nuk plotësohen të gjitha kritetet, kandidati nuk kualifikohet dhe do të vazhdohet me kandidatin tjetër të renditur.
  3. Pagesa 100% do të kryhet pas pranimit të faturës tatimore për shërbimin e kërkuar sipas planit të punës, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues.
  4. Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
  5. Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.

 

SPECIFIKIMET TEKNIKE TË KËRKUARA

Sipas Aneks 1 – Specifikimet Teknike të shërbimit të kërkuar.

MIRËPRESIM OFERTËN TUAJ!