+355 (04) 2400241 info@anrd.al

Prof.Ass.Enver Isufi

Ekspert në Mbrojtjen e Bimëve dhe në Bujqësinë Biologjike

 

MBROJTJA e BIMËVE

Prognozë-Sinjalizim afat-shkurtër

Periudha 1-10 maj, 2020

Klima dhe fazat e zhvillimit të bimëve

Në dhjetëditorin e parë të muajit maj, parashikohet të rriten temperaturat  si dhe  do të ketë shira lokalë. Këtë periudhe zhvillimi i bimëve është  i bujshëm, ndërkohë shumë  e ndeishme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesëve, sepse pjesët e bimës  dhe fazat  e lulëzimit janë të ndjeshme.

Në përgjithësi pak do ketë objekte të reja. Në të gjitha bimët, rreziku do të mbeten të njëjtët objekte fitosanitare

Në këtë zhvillim të shpejtë të bimëve rëndësi marin masat agronomike  si krasitjet e gjelbërta, prashitjet, menjanimi i barërave të egra, lidhjet e bimëve  etj

 

NË HARDHI

Në hardhi gjatë dhjetëditorit të parë të muajit maj, hiri dhe vrugu do  të mbeten përsëri objektet kryesore.

Në bimën  e hardhisë në   këtë dhjetëditor të parë të muajit Maj pritet të shtojnë intensitetin e infeksionit të  dyja  sëmundjet kryesore  HIRI  dhe   VRUGU I HARDHISË,

Do të jenë në aktivitet të plotë për infeksione të reja  dhe për zhvillimin e infeksioneve të vjetra.

Trajtimet me produkte të mbrojtjes  së bimëve  vazhdojnë

 

 

Në Bujqësisë Biologjike. Vazhdohet me produktet me bazë bakri dhe me ato me  bazë squfuri për mbrojtjen nga sëmundjet kryesore HIRI dhe VRUGU.Trajtimet me produktet e Bakrit dhe Squfurit mbajnë efekt mbrojtës vetëm 8 ditë, prandaj trajtimet përsëritë ҫdo 8 ditë. Cilësia  e trajtimit në mbulimin e mirë të mbulesës bimore është kryesore në produktet me veti kontakti siҫ janë produktet me bazë bakri dhe ato me bazë squfuri.

Në Bujqësisë  e zakonshme  (konvencionale  dhe në atë të integruar) përdoren këto këto produkte të bujqësisë biologjike, por në këto sisteme lejohen edhe produkte të tjera të mbrojtjes  së bimëve  Aty ku nuk ka shenja , vazhdohet me produktet me  veti kontakti, në rastet ku ka infeksion të shfaqur përdoren produkte me bazë sistemike, të cilët duke deprtuar në mbredësi të indeve të bimës vrasin micelin e sëmundjeve si Hiri  dhe Vrugu.

Tenja  e hardhisë ka vazhduar fluturimin, por ajo nuk do të sjelli dëm dhe nuk lind nevoja për trajtime e insecticide. Kush do të përdorë feromone ҫorientuese  për tenjën ,(psh produkti ISONET .L ose formulim të ngjashëm është koha për të varur dispensërat në fushë.

Dispensërat varen deri Brenda 15 Majit, por nëse për kushtet e këtij viti vinjë pak më vonë le të varën dispensërat për mbrojtjen nga tenja

Nëse përdoret produkti ISONET L, ai përdoret 50 dispensëra për dynym.

 

Shërbime me ndihmesa fitosanitare

Patsrimi i hardhive nga lastarët e tepërt në trung e lastarë, lidhja  e hardhive, prerja  e barërave të egra , të cilat rrisin lagështirën ajrore, kufizojnë rrezikun e sëmundjeve në hardhi

 

NE MOLLË

Në bimën e mollës si në zonën bregdetare  ashtu dhe në zonat e larta , problemet fitosanitare janë të njëjta. Më ndryshimin  e klimërs këto dy zona po afrohen në kohë gjithnjë  e më tepër. Problemi numër një është mbrojtja nga kroma e mollës.Trajtimet cdo 10-12  ditë  kur përdorim produkte konvencionale, dhe §do javë kur përdorim Squfur dhe produkte bakri .Le të kursejmë trajtime më vonë kur situate duhet e sigurtë, dhe kemi pak ose aspak shenja nga kroma me molles  dhe dardhës. Organet dimërore të kromës  të cilat janë Peritecet ,vazhdojnë të nxjerrin ascospore infektuese në pemtore. Për këtë biomasa  e mollës duhet të jetë  e mbuluar me tretësirë të mbrojtjes  së bimëve.

Këpusha  e kuqe mbahet nën monitorim javorë,Nëse arrinë kufiri kritik , meren masa mbrojtëse, por pa u nxituar.

Kufiri orientues për fillimin e trajtimeve  është kur gjenden mbi 5-10 këpusha në 100 gjethe , nevojitet të bëhen trajtime me produkte anti-këpusha ( akaricide).Nëse kjo shifër është më e vogël, prisni edhe një javë më vonë deri sat ë jemi të sigurtë për nevojën e trajtimit

Bëhen analiza  për afider në lastarë nga mafidi(morri) aphis pomi.

Nëse gjinden mbi 10 lastarë me koloni afidesh, nga 100 te analizuar, ja vlen një trajtimi me produkte anti-afide.

Nëse në gjethe gjendet morroi cili deformon gjethet dhe frutat( Dysaphis plantaginea) kufiri kritik është shumë më I vogël, kur gjejmë  me shenjat e këtij morri,2-3 % të gjetheve të reja ose të frutave të sapolidhur.

Nëse në mollë gjeni edhe shenjka të dëmtuesëve të tjerë, shikoni tabelën  e kufijve kritik dhe metodat e analizës, tabelë që do ti bashkangjitet të mesazhi këshillimi

 

 

Në ULLISHTE

Sëmundjet  kryesore vazhdon të jetë  Syri  palloit.Për kufizimin e sëmundjes  trajtimet  e filluara gjatë muajit prill duhet të vazhdojnë.

Trajtimet vazhdojnë  eshe këtë dhjetëditor

Jo të gjithë kultivarët kanë nevojë për trajtime.Grupi Frantojit më rezistent, Kalinjoti dhe ullinjt ëzonës Krujë-Peqin janë shumë të prekhëm.

Kultivarët që duan trajtime  janë :Ullishtet e Shqipërisë  së Mesme nga Kruja  e deri në Elbasan.

Kultivari Kalinjot, Kokërrmadhi Beratit, Bela di Spanja  etj.

Këto ditë  do të shtohet infeksioni nga pambukorja ullirit, por nuk trajtohet pa një analizë paraprake.

 

Kultivarë rezistent ose të durueshëm /tolerant janë Frantoi dhe grupi i ullinjve kokërr vogël

Nuk duhet të nxitohemi në trajtimin e ullishteve për mbrojtjen nga pleshti ullirit (E.olivina)

Vetëm në së nga 100 lastarë mbi 10 prej tyre kanë koloni me  5-10 pleshta  nën shtresën e pambukut, atëhere mundet të bëhët një trajtim me insekticie.Madje nëse  lulëzimi është i bollshë kufiri i dëmit ekonomik mund të rritet.

Për rritjen e lidhjes  së frutave të rinj është duhet të jemi gati edhe përdorimin e produkteve me bazë të mikroelementit Bor.Në ullishte barërat e prera sin ë parcel  dhe jasht saj ,kjo biomasë përdoren për mulҫërimin e tokës përrreth trungut të ullirit. Kjo biomasë , ruan lagështirën, pëngon barërat e egra

, shton lëndën organike në tokë, aktivizon më mirë mikroflorën e tokës.

NË AGRUME

Nuk parashikohet që gjatë muajit Maj të kemi objekte të reja fitosanitare, pra do jenë ato të dhjetëditorit të fundit të muajit Prill

Mbahen nën monitorm për afidet. Trajtohet vetëm  nëse mbi 10 %  e lastarëve  genden koloni afidesh. Kontrolli I bimëve mund të ndihmojë  edhe në trajtime individuale të pemëve  dhe jo të gjithë bllokun, pra trajtime të drejtura  me korigjimet përkatëse.Pastrimi i trungjeve dhe degëve nga lastarët e rinj, të tepërt kufizon bazën infektuese të afidëve.Afidet (morrat) I preferojnë këto lastarë, sepse kanë biolasë të njome dhe të pasur edhe me lëndë azotike, të preferuara nga afidet. Monitorohet për praninë  e insekteve të parë të krahëbardhës  së agrumeve, kjo jo për të trajtuar, por qysh tani mund të parashikojmë ,nëse  do kemi  gjatë muajit Maj e më vonë popullata të mëdha të krahëbardhës  ose jo.Kontrollohen edhe barërat e egra, sepse ato strehohen edhe atje.Trajtimet e  teperta në agrumishte nuk ndijmojnë në kufizimin e infeksioneve, përkundrazi ato edhe rrisin rezistencën e dëmtuesëve, edhe  vrasin insektet e dobishme, edhe rrisin koston e mbrojtjes së bimëve  dhe të mjedisit , tokë dhe ujërat nëntoksore.

NË PERIME.

Në perimet në fushë kontrollohen bimët nga dëmtuesit e tokës, dhe nga kërmijtë  e fushës  dhe nga pleshtat kërcyes.Pastrimi I barërave të egra është masë që kufizon popullatat e këtyre dëmtuesëve

Në perimet në serra mbahen nën monitorim karahëbardhe, tripset, tenja tuta absoluta, sëmundjet  si vrugjet dhe hiret  etj

Ka në disa sërra shena nga tenja  e perimeve (Tuta absoluta)

Kryhen monitorime me feromone si dhe përdoren feromone për kapjen ne masë të inseteve të vogla të tenjes.Edhe nëse nuk ka feromone, disa tava me ujë janë orientuesse  nëse ka filluar lëvizja  e mikrofluturave të tenjës, sepse ato bien në uje dhe mbesin në sipërfaqen e tij dhe duken lehtë

Shënim.Këtij këshillimi do ju nisim edhe një prezantim për tenjët Tuta absoluta

          Këshillat e  përgjithëshme janë të njëjta me ato të fundit të mujait Prill:

Strategjia  e trajtimeve kundra sëmundjeve në vreshta  dhe në mollë, por edhe në bimët e tjera  duhet të hormanizojë  këto tre pika që unë e kam quajtur “TREKËNDËSHI I SUKSESIT NË MBROJTJEN E BIMEVE ”

1.Trajtimi në kohën e duhur ( kjo realizohet  kur njohim mirë  biologjinë  e parazitëve dhe kufirin i dëmit ekonomik për secalin insekt dhe sëmundje)

2.Trajtimi me produktet e duhura ( duhen ditur cilësitë  e produkteve të mbrojtjes  së bimëve (PMB) janë kontakti ose sistemik, apo citropik, sa kohë mbanë efekti                         antiparazitarë, sa shpejt fitojnë rezistencë parazitët ndaj tyre,sa

të dëmshme janë për bletën, peshqit dhe insektet e dobishme  , përqindja e lëndës vepruese)

3.Teknika e spërkatjes ( volume pompës, shpejtësia mjetit, doza preparatit, sasia  e tretësirës që duhet sipas madhësisë  së vegjetacionit dhe diametrit të sprucatorit, trajtimi sipas llojit parazitit, të mbulojë të dy anët e gjetheve  etj

Gjithmonë pyesni para  se të bleni produkte dhe para se të përdorni produktet.

Kushdo i cili u jep një këshillë, mundohuni ta  pyesni ,Pse, Pse, Pse? Specialistët ju bëjnë të kuptoni veprimet tuaja dhe jo ti kryeni veprimet mekanikisht.

Punë të mbarë. Enver Isufi     Dt. 23.04.2020

 

Tabela orientuese për fillimin e masave mbrojtëse  në dëmtuesit që shfaqen në mollë, dardhë , kumbull

 

gjatë dhjetëditorit të dytë të muajit Prill ( 2020)  (enver isufi)

 

Pamja  e dëmtuesit ose sëmundjes dhe emri latinisht Metoda analizës fushore Si sprehet rezultati i analizës Kufiri i dëmit ekonomik orientues  kur duhet të fillojnë  masat mbrotëse
(Panonychus ulmi) (kepusha uqe)

 

 

 

Analizohen 100 gjethe të marë në 10 pemë mole.Në këtë fazë mostra meret në gjethet e para, sepse nga vezët dimëruese në syth, ato preken të parat nga larvat e këpushsës .

 

 

 

Këpusha në 100 gjethe

 

 

 

Deri në fund të muajit Prill 5-6 këpusha për gjethe

Aphis pomi (morri jeshil)

 

Analizohen 100 lastarë të rinj Numri lastarëve me koloni morri Kur mbi 10 lastarë gjenden me koloni morri
 Dysaphis plantigineaMorri miellor( ne gjethe e fruta Si më sipër Numri i gjetheve dhe frutave të rinj  me shenja 2-3  gjethe ose lastarë me shejna prekje
Phyllonorycta  blancardella

(Tenjat minuese ne gjethe)

Analizohen 100 gjthe.

Meren gjethet e bazës lastarit, sepse ato preken herët.Nëse marim gjethet e majës së lastarit nuk tregon realitetin e infeksionit

Numri gjetheve me mina të reja 1-2 mina me diametër1-2 milimetër
Grerëza e mollës

Hoplocampa  testudine

Analizohen lule dhe frutat e sapolidhur Numri i kokrrave me larva Kur nje vit më parë, ose në kultivarët që preken cdo vit , bëhën trajtime kur bien 85 % të petaleve ose kur 5 % e frutave janë më larva
Grereza e kumbullës

Hoplocampa minuta

Analizohe lule dhe frutat e sapolidhur                   Kur nje vit më parë, ose në kultivarët që preken ҫdo vit , bëhët rajtime kur bien 85 % të petaleve oase kur 5 % e frutave janë më larva Numri I kokrrave me larva 5 % e frutave te reja me larva
Ngrënësi sythave

Antonomus pomorum

a.Kontrolli i 100 sytheve

b.me metodën e shkundjes  së degëve mbi rrjetën entomologjike të posacme për këto analiza

Numri i larvave 5-8 larva për 100 sytha ose për 100 degë të shkundura
Akrimsat

Hydea spp.

Pleshti mollës (Psylla  mali )

Analizohen 100 fruta të reja

Mollë

Analizohen

100 lastarë dhe buqeta

Numri i frutave të grryera nga larvat e Akripseve (këto lloje quhen Akripsa)

Numri buqetave ose lstarëve të gjetura me koloni maorri

2-3 % e frutave më prekje

Kur 10 % e buqetave  ose lastarëve kanë koloni me mollra

Pleshti dardhës (Psylla piri)

 

 

Në dimër analizohen sythat për vezët dimëruese

 

Analizohen 100 lastare

Vezë për sytha

 

 

Dhe lasatrë të prekur

 

Kur një vit më parë ka pasur shumë infeksion(ka vite që bimët duken sit ë spërkatura ne naft)

 

Në këto raste bëhebn trajtime të hershmë.Në muajin prill bëhen dy trajtime me insecticide miqsore me mjedisin që të shmanget vrasja e insektve të dobishme

 

Enver isufi, ibb, Durres, 22.04.2020