+355 (04) 2400241 [email protected]
Në javën e tretë dhe të katërt tĕ muajit korrik 2020, në kuadër të projektit ”Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër – (NAGE)”, u zhvillua seria e trajnimeve për OSHC-të vendore mbi ” Ekonominë dhe Sipërmarrjen e Gjelbër”, organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural.
Rreth 40 pjesëmarrës të organizatave të shoqërisë civile, të rinj, gra, sipërmarrës në fushën e bizneseve të gjelbra e sociale, studentë, si edhe aktivistë të angazhuar në fushën e mjedisit, morën njohuri dhe shkëmbyen ide interesante mbi mundësinë e rrjetëzimit dhe jetësimit të nismave të sipërmarrjeve të gjelbra. Pjesëmarrësit treguan veçanërisht interes mbi hartimin e Planit të biznesit për ngritjen e një start up-i të gjelbër, të cilin e konsideruan si mjaft të dobishëm për të zbatuar idetë e tyre të gjelbra.

Foto nga aktiviteti: