+355 (04) 2400241 [email protected]

Në kuadër të projektit Akademia “Farm to Fork” – V4 për Bujqësinë e Qëndrueshme në Shqipëri, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) hap thirrjen për aplikime në Akademi. Një  informacion i shkurtër mbi Akademinë jepet si më poshtë:

  • Akademia ‘Farm to Fork’ do të përzgjedhë rreth 12 fermerë individualë / agro-sipërmarrës të rinj nga e gjithë Shqipëria (të rinj nën 35 vjeç);
  • Pjesëmarrësit duhet të aplikojnë me një ide biznesi në lidhje me bujqësinë e qëndrueshme që mund të mbështetet nga Akademia, si pjesë e skemës së pilotimit;
  • Në fazën e parë shkurt-mars 2021, Akademia do mundësojë 3 sesione trajnimi për rafinimin e ideve të propozuara nga fermerërt e rinj;
  • Në fund të muajit mars, pjesëmarrësve do t’u kërkohet që të bëjnë pitching session, për prezantimin e idesë së tyre. Tre idetë më të mira do të përzgjidhen për pilotim;
  • Gjatë muajit prill do bëhet pilotimi i tre ideve në vlerë deri në 1000 euro secila;

[KLIKO KËTU PËR APLIKIM]

/*Thirrja do qëndrojë e hapur deri më 19 shkurt 2021, ora 17:00.*/

 

Projekti 6-mujor, financuar nga International Visegrad Fund zbatohet nga pesë organizata partnere, prej të cilave tre rrjete kombëtare rurale (Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD; OZ Vidiecky parlament na Slovensku; Magyar Nemzeti Vidéki Hálózat) dhe dy shoqata me përvojë të konsoliduar (LGD Vistula-Terra Culmensis; Českomoravský svaz zemědělských podnikatelů ).

Projekti bashkëfinancohet nga qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë përmes Granteve të Visegradit nga Fondi Ndërkombëtar i Visegradit. Misioni i Fondit është të avancojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Qendrore.