+355 (04) 2400241 [email protected]

Ky formular është krijuar me qëllimin për të ftuar gratë në Bashkinë Kavajë që të shprehin interesin e tyre për t’u përfshirë në programin për mbështetjen ekonomike dhe fuqizimin e grave në zinxhirin e vlerës së artizanatit. Ky program mundësohet nga UN Women në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë, dhe zbatohet nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural.
Gratë që do të aplikojnë do t’i nënshtrohen një procesi përzgjedhës sipas disa kritereve që lidhen me profilin e punësimit të tyre, statusin social dhe ekonomik vulnerabël, si edhe nivelin e interesit për t’u angazhuar në punësim ose vetë-punësim, me fokus prodhimin dhe tregtimin e produkteve artizanale. Programi i mbështetjes do të ndihmojë gratë e përzgjedhura në vazhdimësi në proceset e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve artizanale dhe tradicionale të zonës, duke filluar nga organizimi në grupim.

Programi do të krijojë mundësinë e të punuarit së bashku në fushën e artizanatit duke siguruar zhvillimin e mëtejshëm të sektorit dhe trashëgiminë tek brezi i ri i artizaneve, përmirësimin e proçeseve të punës, rritjen e cilësisë, diferencimin dhe promovimin në treg të produkteve përfundimtare.

Ju inkurajojmë të aplikoni për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti dhe për të punuar së bashku.
Afati i fundit për të dërguar aplikimin është data 14 qershor 2022.
Linku për aplikim: https://forms.gle/zSNZ2WMsuh443LPm8