+355 (04) 2400241 [email protected]

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 30 Prill 2024, ora 17:00

Programi i bursave për fermerët e rinj të talentuar në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës zhvillohet në kuadër të projektit Ruralbania, financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim [AICS] koordinuar nga RTM – Volontari nel Mondo, në partneritet me Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), ADAD Malore, AgroPuka, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor – Shkodër, Rajoni i Emilia Romagna dhe CIA – Fermerët Italianë.

Qëllimi i programit të bursave është të ndihmojë në fuqizimin e sipërmarrësve të rinj të angazhuar në sektorin e bujqësisë, në zinxhirët e furnizimit në qarqet e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Programi synon të identifikojë dhe të ofrojë mbështetje për fermerët e rinj të talentuar në këto zona, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre, si dhe të sigurojnë burime për të rritur dhe zhvilluar bizneset e tyre në fushën e bujqësisë.

Më shumë informacion mbi programin, kriteret, procedurën dhe formatin e aplikimit gjeni në udhëzuesin e bursës.

Scholarship Program Ruralbania
Korrigjimi Nr.1

Aplikoni këtu.