+355 (04) 2400241 [email protected]

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), në bashkëpunim me organizatën Agritra Vizion, organizojnë trajnimin “Ndërtimi i kapaciteteve në përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për të nxitur aksesin e të rinjve në tregun e punës”. Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit “Nxitja e aftësive kompjuterike dhe komunikuese e të rinjve në zonat rurale për të përmirësuar integrimin e tyre në tregun e punës”, mbështetur nga UNDP Albania, financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Qëllimi i këtij trajnimi është të krijojë mundësi për 25 të rinj të zonës për të ndjekur një program ndërtimi kapacitetesh në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Ndërtimi i kapaciteteve në këtë drejtim synon përvetësimin e aftësive TIK për të nxitur zhvillimin, veçanërisht punësimin. Aftësia për të përdorur në mënyrë efektive dhe të përshtatshme TIK është parë tani si thelbësore për të mundësuar të rinjtë të fitojnë dhe shfrytëzojnë informacionin brenda çdo sferë të aktivitetit njerëzor. Rritja e kapaciteteve të TIK-ut për të rinjtë në Dibër është një element thelbësor i zhvillimit dhe përfshin një nga komponentët që do të mbështesin dhe do të rrisin mundësitë e punësimit.

Thirrja për pjesëmarrje në këtë trajnim është e hapur për të gjithë të rinjtë e interesuar të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e TIK, të rinj të papunë që duan të rrisin aftësitë në TIK për mundësi të reja punësimi, duke përfshirë aftësimin e tyre në tematika të tilla si TIK në jetën e përditshme; krijimi i një faqe web, marketingu digjital, media sociale, etj.

Trajnimi do të zhvillohet në dy cikle, sipas këtyre datave: 29 – 31 maj 2019 & 12 – 14 qershor 2019.

Personat e interesuar të ndjekin trajnimin janë të ftuar të dërgojnë Shprehje Interesi në adresën e-mail [email protected].

Ju mirëpresim!