+355 (04) 2400241 [email protected]

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) hap Thirrjen për Pjesëmarrje në Trajnimin kombëtar dy ditor ”Qeverisja e mirë e OSHC-ve: Menaxhimi financiar, prokurimi dhe diversifikimi i fondeve”. Trajnimi do të zhvillohet më datë 26-27 qershor 2019 në Tiranë.  Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërisë civile në lidhje me qeverisjen e mirë të organizatave të tyre me fokus përmirësimin e procesit të prokurimit dhe menaxhimin efektiv financiar.

Thirrja për pjesëmarrje në këtë trajnim është e hapur për të gjitha OSHC-të aktive në territor, me fokus të veçantë OSHC-të e angazhuara në tematika të ndryshme të zhvillimit rural (bujqësi, agro-përpunim, agro – turizëm, pylltari, barazi gjinore, të rinjtë, zhvillimi lokal i integruar, ekonomi e gjelbër, dialog civil, kooperim dhe partneritet, edukim dhe ngritje kapacitetesh, përfshirje sociale etj.).

Target i këtij trajnimi janë 25 përfaqësues të shoqërisë civile që punojnë në fushën e administrimit dhe financës. Nga çdo organizatë janë të ftuar të aplikojnë jo më shumë se dy përfaqësues.

Personat e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit në adresën e-mail [email protected] brenda datës 21 qershor 2019, ora 16:00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda datës 24 qershor 2019.

Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit gjatë ditëve të trajnimit do të mbulohen nga organizatorët.

Këtu mund të shkarkoni Formën e Aplikimit.