+355 (04) 2400241 [email protected]

Institutim për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), AgriNET dhe AgroPUKA hapin Thirrjen për Pjesëmarrje në trajnimet rajonale një-ditore “Advokacia dhe lobimi, hulumtimi dhe analiza e politikave kombëtare dhe europiane mbi qasjen Leader/CLLD”. Synimi i përgjithshëm i këtyre trajnimeve është rritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në hulumtimin dhe analizëne politikave publike, si dhe në advokaci dhe lobim. Qëllimi i tyre është rritja e përfshirjes së OSHC-ve në nisma advokuese dhe lobuese për të influencuar vendimarrjen për mirëqënien e banorëve të zonave rurale. Këto trajnime synojnë gjithashtu të mbështesin përfshirjen dhe pozicionimin e përfaqësuesve të OSHC-ve në proceset vendimmarrëse përsa i përket tematikave të lidhura me zhvillimin rural (zhvillimi lokal me pjesëmarrje nëpërmjet qasjes Leader/CLLD), nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve të tyre në kërkimin dhe analizën e politikave dhe instrumentave vendor, kombëtare dhe europiane të zhvillimit rural.

Thirrja për pjesëmarrje në këtë trajnim është e hapur për të gjitha OSHC-të që janë aktive në territorin e forumive rajonale të Drinit, Arbërit, Egnatias dhe Vjosës, me fokus të veçantë OSHC-të e angazhuara në tematika të ndryshme të zhvillimit rural (bujqësi, agro-përpunim, agro – turizëm, pylltari, barazi gjinore, të rinjtë, zhvillimi lokal i integruar, ekonomi e gjelbër, dialog civil, kooperim dhe partneritet, edukim dhe ngritje kapacitetesh, përfshirje sociale etj.).

Trajnimet rajonale do të organizohen pëgjatë muajve maj-qershor 2019, sipas kalendarit të mëposhtëm:

TRAJNIM PËR OSHC-TË

 “Advokacia dhe lobimi, dhe hulumtimi dhe analiza e politikave vendore, kombëtare dhe europiane mbi qasjen Leader/CLLD”

Trajnimi sipas forumeve rajonale ANRD

Data Vendi

Organizata pritëse

Trajnimi rajonal në Forumin e Drinit

27 maj 2019 Biblioteka e Qytetit, Lezhë Agro Puka
Trajnimi rajonal në Forumin e Arbërit & Vjosës

21 qershor 2019

Hotel “Vila Belvedere”, Durrës

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Trajnimi rajonal në Forumin e Egnatias

15 maj 2019

Hotel “Enkelana”, Pogradec

AgriNet

Bashkangjitur gjeni Formë Aplikimi për trajnimet sipas forumeve rajonale:

Formë Aplikimi – Trajnimi rajonal në Forumin e Drinit

Formë Aplikimi – Trajnimi rajonal në Forumin e Arbërit & Vjosës

Formë Aplikimi – Trajnimi rajonal në Forumin e Egnatias