+355 (04) 2400241 [email protected]

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) – rrjet i organizatave të shoqërisë civile të angazhuara për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale – përpiqet për të advokuar për politika efektive rurale të cilat adresojnë problemet dhe interesat e komuniteteve rurale.  ANRD është organizata zbatuese në Shqipëri e projektit rajonal NAGE – Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër, i cili synon rritjen e ndikimit politik dhe vendimmarrës të Rrjetit të Zhvillimit Rural Ballkanik (BRDN) dhe të anëtarëve të tij, përmes përfshirjes së konceptit të ekonomisë së gjelbër në proceset e reformimit të programeve dhe politikave rurale e bujqësore.

Në kuadër të projektit NAGE, ANRD hap Thirrjen për Pjesëmarrje në Trajnimin kombëtar ”Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme e OSHC-ve” që do të zhvillohet më 21 Nëntor  2018 në Tiranë.  Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërisë civile në lidhje me qeverisjen e mirë të organizatave të tyre.

Kjo thirrje i drejtohet të gjitha OSHC-ve, me fokus të veçantë OSHC-ve të angazhuara në tematika të ndryshme të zhvillimit rural (bujqësi, agro-përpunim, agro-turizëm, pylltari, barazi gjinore, të rinjtë, zhvillimi lokal i intergruar, ekonomi e gjelbër, dialog civil, kooperim dhe partneritet, edukim dhe ngritje kapacitetesh, përfshirje sociale etj.) që të inkurajojnë përfaqësuesit dhe stafin e tyre të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin kombëtar. Nga çdo organizatë mund të aplikojnë një ose më shumë përfaqësues dhe në fund të procesit, totali i pjesëmarrëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në trajnim do të jetë 25.

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit (e linkuar) në adresën e emailit:  [email protected], brenda datës 12 Nëntor 2018, ora 17:00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda datës 14 Nëntor 2018.

Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit gjatë kohës së trajnimit do të mbulohet nga organizata zbatuese e projektit NAGE.

Këtu mund të shkarkoni Formën e Aplikimit: Forma_Aplikimit_Program_Trajnimi_ToT