Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Agjencia e Zhvillimit Rajonal 2 (AZHR2) kanë ndërmarrë organizimin e workshopeve rajonale “Drejt një agjende të re Rurale”, të cilat pasojnë eventin lançues të Parlamentit të parë Rural Shqiptar, dhe do të synojë të informojë aktorët publik dhe jo-publik rreth parlamentit rural si një instrument advokacie me qasje nga poshtë-lart, të ofrojë një hapësirë diskutimi dhe shkëmbimesh të perspektivave dhe përvojave të aktorëve të ndryshëm në nivel vendor rreth platformës së sfidave të zhvillimit rural që duhet të jetë në qendër të përpjekjeve advokuese si dhe të orientojë aktorët rreth modeleve dhe praktikave europiane të zhvillimit.
Workshopet do të sjellin bashkë përfaqësues të autoriteteve vendore, Këshillave të Qarqeve, drejtorive rajonale të bujqësisë dhe të tjerë institucione publike, organizatave të shoqërisë civile, shoqatave të fermerëve, si dhe aktorëve të tjerë në zhvillimin rural.