+355 (04) 2400241 [email protected]

ANRD është e lumtur të njoftojë pjesëmarrjen në një projekt inovativ:

“CultiVETing: Cultivating Entrepreneurship in the Agrifood Sector through VET”. Ky projekt synon të mbulojë hendekun midis sektorit AFP* dhe nevojave të tregut të punës në sektorin AgriFood në Ballkanin Perëndimor.

Puna, që do të zhvillohet në tre vitet e ardhshme, fokusohet në krijimin e mjediseve favorizuese profesionale për të nxitur zhvillimin lokal socio-ekonomik nëpërmjet sipërmarrjes sociale, shërbimeve më të aksesueshme, gjithëpërfshirëse, dhe të cilësisë së lartë. Këto përpjekje janë përgjigjëse ndaj tregjeve lokale emergjentë në sektorin Agri-food, të cilat janë strategjike për të dy ekosistemet e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor.

Në veçanti, fokusi i projektit në ngushtimin e hendekut midis AFP dhe biznesit në sektorin ekonomik të agro-ushqimit dhe konsumit të qëndrueshëm është strategjik. Kjo përputhet me politikat kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe prioritetet rajonale të Ballkanit Perëndimor. Theksuar nga Strategjia e Re e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që synon të kalojë nga një model ekonomik tradicional në një ekonomi të qëndrueshme, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Projekti gjithashtu mbështet vizionin për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës, siç është përcaktuar në Rishikimin Multidimensional (MDR) të Ballkanit Perëndimor. Ajo kontribuon në objektivat dhe ndikimin e pritshëm të kornizës së bashkëpunimit Evropë-Ballkan Perëndimor. Këto qëllime u përmendën nga Komiteti i AFET-it në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Proces i cili u theksua edhe gjatë Samitit Evropë-Ballkan Perëndimor, i mbajtur më 6 tetor 2021, ku u nënvizua rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal. Ky bashkëpunim vlerësohet të jetë i nevojshëm për të arritur objektivat e Planit dhe për të vendosur një treg gjithpërfshirës e të përbashkët rajonal.

Funding Programme: ERASMUS-EDU-2023-CB-VET — Capacity building in the field of Vocational education and training (VET)

* – Arsimi dhe formimi profesional