+355 (04) 2400241 [email protected]

Projekti “Fuqizimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në Krujë” fokusohet në promovimin e artizanatit tradicional krutan dhe praktikimin e mjeshtërive kryesore nga fëmijët e qytetit të Krujës. Qëllimi i kësaj nisme është të krijojë një mjedis nxitës për artizanatin tradicional të qytetit të Krujës, duke ofruar një platformë të përshtatshme për të rinjtë për të njohur, praktikuar dhe zhvilluar mjeshtëritë e artizanatit tradicional.

Projekti “Fuqizimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në Krujë” bëhet i mundur me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Mësoni më shumë rreth kësaj nisme duke lexuar broshurën.