+355 (04) 2400241 [email protected]

Kohëzgjatja e projektit: Maj – Dhjetor 2022

UN Women në bashkëpunim me Bashkitë e Krujë dhe Kavajës, si pjesë e përpjekjeve për rindërtim pas tërmetit të vitit 2019, ka iniciuar ndërhyrjen për mbështetjen ekonomike dhe fuqizimin e grave në zinxhirin e vlerës së artizanatit. Ndërhyrja zbatohet nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural në kuadër të Projektit me Ndjeshmëri Gjinore për Rikuperimin dhe Rindërtimin pas Tërmetit, mbështetur nga UN Women me fonde të qeverisë suedeze.

 

Kjo ndërhyrje synon të mbështesë gratë, veçanërisht ato që gjenden në situata të vështira sociale dhe ekonomike, dhe të prekura nga dëmet e tërmetit të vitit 2019, të cilat angazhohen në punësim ose vetë-punësim në zinxhirin e vlerës së artizanatit, të marrin pjesë në prodhimin dhe tregtimin e produkteve si dhe të fitojnë më shumë të ardhura e të gëzojnë siguri ekonomike. Ndërhyrja do të krijojë për gratë e përfshira mundësinë e të punuarit së bashku në fushën e artizanatit duke siguruar zhvillimin e mëtejshëm të sektorit dhe kalimin e trashëgimisë tek brezi i ri i artizaneve, përmirësimin e proçeseve të punës, rritjen e cilësisë, diferencimin dhe promovimin në treg të produkteve   përfundimtare.

 

Grupet lokale të grave do të mbështeten në vazhdimësi në proceset e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve artizanale dhe tradicionale të zonës, duke filluar nga organizimi në grupim. Programi do t’i mbështesë me një cikël të plotë trajnimesh për të marrë njohuritë e duhura në prodhimin, diferencimin, dhe tregtimin e produkteve artizanale. Artizanet e reja do të mbësheteten dhe me pajisjet dhe materialet e nevojshme për t’u përfshirë dhe angazhuar në këtë sektor.