Bujqësia përfaqëson sektorin kryesor të vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP-6), duke formësuar jetesën rurale, sigurinë ushqimore dhe identitetin kulturor në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali e Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi. Ndonëse pesha e bujqësisë në PBB-në kombëtare të vendeve të BP-6 ka rënë vitet e fundit, sektori vazhdon të kontribuojë ndërmjet 4% dhe 16% të vlerës së shtuar kombëtare, disa herë më e lartë se mesatarja e BE-së, duke luajtur kështu një rol dukshëm të madh në punësim. Megjithatë, sektori përballet me sfida të vazhdueshme strukturore dhe institucionale, duke përfshirë fermat e vogla, mekanizimin e ulët, qasjen e kufizuar në financa dhe organizatat e dobëta të prodhuesve, të cilat i lënë fermerët të cenueshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregut dhe goditjeve të jashtme. Ndryshimi i klimës shton presion të mëtejshëm përmes thatësirave, përmbytjeve dhe degradimit të tokës, ndërsa fragmentimi i politikave dhe kapaciteti i kufizuar institucional vazhdojnë të ngadalësojnë progresin drejt përafrimit me BE-në.
Në këtë kontekst, Dokumenti Rajonal i Politikave mbi Sistemet e Qëndrueshme Ushqimore dhe Burimet e Jetesës në Zonat Rurale të PB-6 ofron analiza të hollësishme dhe një kornizë të bazuar në prova për një sistem agro-ushqimor më të qëndrueshëm, konkurrues dhe gjithëpërfshirës. Studimi zbaton qasjen e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Zinxhirit të Vlerave Ushqimore të FAO-s, duke siguruar krahasueshmëri në të gjitha dimensionet ekonomike, sociale dhe mjedisore dhe përputhshmëri me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së, Strategjinë “Nga Ferma në Tryezë” dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore.
Analiza bazohet në një proces pjesëmarrës, i bazuar nëgjashtë procese konsultimi kombëtar të zhvilluara ndërmjet viteve 2023 dhe 2024 në të gjithë vendet e rajonit, me fermerët të cilët ofruan njohuritë dhe përvojat e tyre mbi kufizimet dhe mundësitë në zinxhirët e vlerave të zgjedhura në secilin prej vendeve. Përveç kësaj, përpunuesit, kooperativat dhe autoritetet lokale kanë kontribuar po ashtu me mendimet e tyre. Zinxhirët e vlerave u zgjodhën bazuar në kriteret e mëposhtme: rëndësia e zinxhirit,konkurrueshmërinë, kapaciteti i prodhimit dhe përpunimit, struktura e kostos, potenciali i fitimit, qëndrueshmëria dhe mbështetja qeveritare.
Lexoni dokumentin Rajonal të Politikave mbi Sistemet Ushqimore dhe Burimet e Jetesës së Qëndrueshme në Zonat Rurale të Ballkanit Perëndimor në:
Anglisht│Shqip│Boshnjake│ Malazeze │ Maqedonase │ Serbe
*** The regional project ‘Farm to Fork Academy for Green Western Balkans Our shared European future’ is financed by European Union and jointly implemented by the family of National Rural Development Networks in the six Western Balkan countries and Croatia and their regional cooperation platform Balkan Network for Rural Development.